Analize sportive
Fitorja 3-1 në Gjibraltar, ishte e 9-ta për kampionin e Kosovës, në kualifikimet e Konferencës Evropiane, nga 10 ndeshje sa ka zhvilluar në total.
Në krejt këtë rrugëtim eliminator, futbollistët e BALLKANIT kanë shënuar plot 29 gola, kurse kanë pranuar vetëm 7, me një goldallim të jashtëzakonshëm, plus 22 😍
Nga 10 ballafaqimet, 5 ndeshje i ka mbyllur me portën e paprekur;
(La Fiorita 4-0 dhe 6-0, Shkupi 1-0, Larne 3-0, Lincoln 2-0)
Në 3 duele të tjera, ka pranuar vetëm nga një gol, të tre në udhëtim;
(Shkupi 2-1, Larne 4-1, Lincoln 3-1)
Kurse nga 2 gola i ka pranuar vetëm prej skuadrës Klaksvik (firorja 3-2 dhe humbja 2-1).
2 golat e Klaksvikut dhe një i Zalgiris, janë të vetmit që BALLKANI jonë i ka pranuar në stadiumin “Fadil Vokrri”, ne të gjitha duelet eliminatore, përfshi barazimin 1-1 me lituanezët dhe fitoren 2-0 ndaj Ludogorets në Ligën e Kampionëve.
Pra ZERO humbje, asnjë të vetme në Prishtinë💪
Këto rezultate nuk janë rastësi, janë thjeshtë punë serioze nga një klub kampion, i cili në 2 vjet përfaqësimi të dinjitetshëm të futbollit shtetëror, në arenën ndërkombëtare, e kishte vetëm një natë të keqe, siç ishte ajo e Razgradit. Në çdo përballje tjetër, me çfardo niveli (përfshi fazën e grupeve), është paraqitur si një kampion i vërtetë dhe i lartësuar nga profesionalizmi.
Kemi edhe dy ndeshje, dy finale, le ta vazhdojmë rrugën e lavdisë, të cilën e nisëm nga korriku i vitit të kaluar dhe po e vazhdojmë edhe më 💪🧡🖤
Kushtrim Reshitaj