Veç ditëlindje kanë trimat dëshmor si Naim Nimonaj Epror i UÇK-së
Veç ditëlindje kanë dëshmoret , Naim Nimonaj kolos i UÇK -së hero i Shqipërisë i lindur në datë 6 Maj në datën që ka lindur dhe Skënderbeu babai i shqiptarizmes andaj trimat i lidh historia
Naim Metë Nimonaj Epror i UÇK-së Dëshmor i Shqipërisë
(6.5.1979 – 11.8.1998)
Gllogjani i komunës së Deçanit, i quajtur ndryshe edhe Gllogjani i Rekës, ku lindi, u rrit dhe u përjetësua Naim Nimanaj me shumë bashkëluftëtarë të tjerë, i ushqyer me madhështinë e heroizmit e pathyeshmërisë shekullore ndër breza, përballë pushtuesit të egër sllav, sidomos në shekullin e parafundit, vendosmërisht në luftën e fundit kundër Serbisë e mori flamurin e luftës së armatosur dhe u bë qendër e Zonës Operative të Dukagjinit, pa i lënë prapa edhe trevat e heroizmat e tjera kolektive e luftarake në mbarë Dukagjinin e Kosovën këto vise të Shqipërisë
Naimi ishte Epror i oreve para të UÇK-së dhe i dëshmuar në beteja gjithëandej Dukagjinit Drenicë etj
Naim Nimanaj lindi më 6 maj 1979 në fshatin Gllogjan të komunës së Deçanit, në një familje me traditë kombëtare. Ndër ta shquheshin Sadik Nimani me të birin, Jusufin, rrugën e të cilëve e ndoqën pasardhësit e tyre: Naim, Fatmir dhe Luan Nimanaj, tani që të tre dëshmorë të luftës çlirimtare të fundit
Lavdi Hero 🇦🇱✊
Naim Metë Nimonaj.