Postim emocional nga z.Erjon Braçe
KJO FOTO KA NJE HISTORI;
ESHTE DITA E FITORES NE VITIN 2015, NE ATE QE SAPO U BE BASHKIA E MADHE E DIVJAKES!
Nje fitore e vuajtur e burrave e grave, djemve e vajzave nga Cermat, Gradishta, Grabiani, Remasi dhe Divjaka doemos, MBLEDHUR NEN KETE FLAMUR;
Nje fitore e vuajtur per shkak te nje rivali nder me te veshtiret elektoralisht, por edhe per shkak te tradhetise te nje aleati qe kurre nuk e pranoi Partine Socialiste;
Por nga VUAJTJA E ASAJ FITOREJE, u be i qendrueshem CIKLI I PUNEVE qe kish nisur dy vite me pare, ME FITOREN E MADHE TE PARTISE SOCIALISTE NE ZGJEDHJET PARLAMENTARE.
Prej ketij CIKLI PUNESH TE MIRA, DIVJAKA e para 10 viteve duket e larget, aq sa shumekush as e mban mend si ishte; NDRYSHUAM QYTETIN, NDRYSHUAM JETEN E NJEREZVE NE TE!
10 vite me pare-ne NISJE TE CIKLIT TE PUNEVE TE MIRA, nuk kishte shkolla, KISHTE HAURE; femijet jo vetem thanin se ftohti e plasnin nga vapa, por nevojat personale i kryenin duke dale nga shkolla per ne shtepi apo per ne klubin afer; nje tmerr!
SOT KEMI QENDRA TE MEDHA E TE KOMPLETUARA EDUKIMI, JO THJESHTE SHKOLLA, ne Divjake, Cerma e Shenepremte, Grabian, Kemishtaj e Fier Seman; ne Kryekuq, per pak ne Remas, e me rradhe dy te fundit-VEC KETO KANE MBETUR, Mize e Babunje.
10 vite me pare QENDRA E SHENDETIT ishin HAURE BERE ME THEMELE KALLAMOQI, gati per te rene;
Sot kemi super qendra te medha shendeti ne Divjake, Cerme, Grabian, Kemishtaj; shume shpejt ne Remas.
10 vite me pare uji i pishem ishte luks, dilte vetem nga puset, cilesi e diskutueshme dhe i shtrenjte prej energjise;
10 vite me pas kemi uje te pishem ne secilen prej Cermave, ne gjithe Grabianin, ne gjithe njesine Remas;
Afer, shume afer edhe ne linjen nga Spolata ne Gradishte e poshte ne Kemishtaj e me tej.
Edukim, Shendet e Uje i Pishem ishte prioriteti i trefishte i Ciklit te Puneve te Mira; JA DOLEM!
Por mbi te gjitha JA DOLEM NE INFRASTRUKTURE!
UNAZAT BUJQESORE JANE KRENARIA E PUNES SONE; ajo e fushes nga Cerma ne Tre Ura, Grabian, Ferras, Mertish me degezimin Tre Ura-Germenj; ajo e kodres nga Divjaka ne Germenj, Halvaxhias, Shenkollas, Dushk Can, Grabian dhe do mbyllet doemos ne Spolate-jetik ky segment;
Prej kesaj infrastrukture, Divjaka arrihet nga Elbasani, Lushnja, Berati dhe cdo pjese e Shqiperise ne qender e veri, juglindje e jug, SHUME ME SHPEJT, kur para 10 vitesh ardhja ne Divjake ishte aventure!
URBANIZIMI si pjese e infrastruktures pasoi;
Shiheni Divjaken sot, qendren e lagjet e saj, nuk kane ndryshim nga qytetet e tjera-Tirana eshte pike referimi; fshatrat po fitojne nje nga nje standard te ri-urbanizim total, kanalizime e rruge lagjesh brenda fshatrave me asfalt;
Do shkojme kudo me kete standard, shume shpejt nga Goricaj ne skaj ne brendesi te Grabianit e kudo, per njerezit per femijet!
10 vite me pare, Divjaka permbytej edhe me rreshjet e rregullta te stines; 10 vite me pas, edhe pse nen nje rregjim te ri klimatik-dominuar nga fenomene ekstreme, permbytjet jane zhdukur fale PUNES, PUNES, PUNES se perditshme ne rrjetet e kanaleve kulluese, dy hidrovoreve te rinj-njeri ne pune e siper, argjinatures se rinovuar;
Uji neper parcela, tani mberrin ne Adriatik, me tej ne Zharnec, Kemishtaj e rreth tij, Grabian-rreth e poshte tij; shume shpejt edhe ne 3800 hektaret e fundit ne Terbuf!
10 vite me pare, PARKU I MADH e brendesia e tij ishte fizikisht por togfjalesh ne letra;
TANI ESHTE DESTINACION!
Poli turistik aty eshte unik ne bregdetin e Adriatikut, mbase i fundit NATYRAL, kur majtas e djathtas ka shembujt e BETONIT!
TE GJITHA JANE PUNE, MUND E SAKRIFICA, POR NE DIVJAKE KAM MESUAR SE PUNA NUK MBARON KURRE!
Ndaj une sot dua te falenderoj;
DY BURRA +, POR EDHE NJE POPULL!
Te parin, EDI RAMEN dhe te gjitha DEGET E QEVERISJES; degjuan vizionin, e besuan, e mbeshteten, e permiresuan, e financuan dhe ja ku jemi-REALITET!
Te dytin, Fredi Kokoneshin per drejtimin, organizimin, perkushtimin, deshiren e madhe per pune, shume pune ne kohen e duhur e ritem, mundin e sakrificat-disa edhe enorme, kurajon per te cuar deri ne fund PUNEN;
Burrat e grate, djemte e vajzat e nje ekipi qe ka ndryshuar DIVJAKEN me pune e prej punes, duke nisur nga Llazari, Avdiu e gjithe drejtuesit e punes e sherbimit ne cdo njesi; ata qe ishin me ne gjate 10 viteve e ata qe vijojne te jene e sherbejne;
jane shume, nuk po i permend nje nga nje por po i njesoj si POPULLI I PUNES!
Une ju jam shume mirenjohes per gjithcka, i perulur ndaj cdo PUNETORI e nje populli te tere qe na besoi, na votoi, bashkepunoi, ndihmoi, nxiti per punen; me te bindi ne Tirane per te financuar punen e Divjakes.
Faleminderit me zemer!
Tani, DIVJAKA E SOTME-Cermat, Gradishta, Grabiani, Remasi, eshte VIZIONI I PARA 10 VITEVE!
Gjithcka qe vijon e ndryshon shpejt, ka nevoje PER NJE VIZION TE RI, NJE CIKEL TE RI TE PUNEVE TE MIRA!
UNE DUA TE BESOJ FORT SE JOSIF GORREA,
E KA NE MENDJE NJE TE TILLE;
Gjate gjithe ketyre viteve, kam ndjekur here nga afer e here nga larg VIZIONIN E TIJ ne nje fushe ku ne jemi deficitare, por ku mundesite JANE TE MEDHA PER TE PERMIRESUAR JETEN NE DIVJAKE, EKONOMINE BUJQESORE;
Dua shume qe pasioni i tij, deshira per modernizim, shpirti i lire i sipermarresit, njeriut qe guxon, mbi te gjitha DESHIRA PER PUNE TE MIRA, TE TJERA, bashkuar me energjine e mire te djemve e vajzave te talentuar te gjithe Divjakes,do te na coje ne nje NIVEL TE RI qe permireson jeten, lehteson e modernizon punen, rrit prodhimin, eksportin, EKONOMINE E GJITHKUJT!
Infrastruktura eshte e fundme, EKONOMIA E PERJETSHME!
PER NE GJITHCKA ESHTE E MUNDUR!
PER KETE DUHEN FITORET, PER TE NDRYSHUAR JETET E NJEREZVE, KETU NE DIVJAKE;
PUNA VLEN! NE PUNEN KEMI, ASGJE TJETER;
TE GJITHE BASHKE E ME POPULLIN TONE!