Opinion nga luftëtari i njohur Blerim Berisha mbi rrugët e kurbetit !
I pari që mora rrugën drejt gurbetit isha unë. I detyruar nga rrethanat e jetës, duke mos pasur asnjë zgjidhje tjetër.
E kisha të vështirë ditën kur vendosa të largohem, sepse dhash gjithçka për lirinë e vendit tim, e nuk e kisha menduar që pas kësaj lirie do të vij dita që të largohem.
E tash, edhe familja ime e ngushtë morën të drejtën e ardhjes në Gjermani. Ndjehem i lumtur dhe i zbrazur nga kjo. I lumtur që ato po bashkohen me mua, i zbrazur sepse shtëpia dhe vendi im i lindjes po braktiset.
I zhgënjyer që Flamuri, djali im po largohet nga shokët e shkollës, nga mësuesit e tij. E di që Flamurin do ta merr malli për Migjen, për djalin e Migjes Albatritin, për shokët e mahallës Oltin, Ersinin, Marjanin, Nikin, Londrimin, e për shumë të tjerë.
Më falni fëmijët e mi, që e gjitha që keni krijuar deri tash do të mbesin kujtime të fëmijëris. Por, do të kujdesem gjithmonë që të mos harroni kush jeni e nga vini. Do ta duani vendin tuaj, timin gjithmonë, edhe nëse fizikisht sdo të jeni atje.
Po ju pres, i lumtur dhe i mërzitur në Gjermani.