Kur Ministrja shantazhon -Vështrim nga Mr .Florent Selca

KUR MINISTRJA SHANTAZHON

Në vazhdën e deklaratave përbuzëse dhe injorante që kjo qeveri në kontinuitet po i bën kundrejt mësimdhënësve është edhe kjo e ditëve të fundit e përsëritur në kor nga pushteti “Mësimdhënësit duhet të japin llogaridhënie, sepse ju ka rritur paga”. Kjo deklaratë ngërthen në veti atë që deri më tani mësimdhënësit nuk kanë qenë llogaridhënës dhe si rrjedhojë aspak të përgjegjshëm. Qenka dashur që të vijë si ministre Nagavci e ajo t’na ngrisi pagat për 50 euro e ne ta shtojmë vigjilencën dhe llogaridhënien. Sa TURP !
Kanë gjetur sektorin e arsimit ta shantazhojnë dhe ta përbuzin, sepse janë të vetëdijshëm se mbi 70 % e mësimdhënësve janë mbi 40 vjeç dhe si rrjedhojë nuk kanë ka t’ja mbajnë, sepse të ishin shumica nën 30 vjeç, do shihej se si do përbuzej ky sektor. Siç po i ndjekni shumicën e rinisë nga Kosova e tillë përndjekje do ishte edhe tek armata jonë që ballafaqohemi me injoranta të tillë si ju.
Si është e mundur që në secilën qeveri që nga paslufta emërohen ministra të arsimit ata që i luftojnë arsimtarët? Pothuajse çdo ministër i arsimit i ka konsideruar mësuesit si oponencë dhe kanë vepruar në drejtim të zhdrejtë me ta.

Thotë ministresha e “lartëditur”: “Tani mësuesit kanë paga dinjitoze”. Në çka e bazon dinjitetin kjo grua e veshur me petkun e pushtetit? Në 12 % rritje page e në së paku 30 % inflacion, kjo Nagavci po proklamon dinjitet ! Ministrja mund ta peshoi dinjitetin e saj në 12%, por ju edhe timin dhe të kolegëve të mi.
Ne kemi qenë dhe do mbesim llogaridhënës dhe të përgjegjshëm para nxënësve tanë dhë fëmijëve tuaj, por asnjëherë ju nuk do mund t’na impononi dinjitetin të bazuar në 12 %. Nuk ke të drejtë të kërkosh llogari 100 përqind, duke investuar 12 përqind. Kjo është huqje drastike në bashkësinë e numrave që ministres sonë është dasht t’ia mësoi mësuesja në shkollën fillore, por garant nxënësja-ministresh nuk ka qenë e vëmendshme në mësim kur mësuesja ka qenë duke shpjeguar.
Fundja mirë e ke ministre, sepse fajet i ka arsimtari/ja i/e matematikës që nuk ta mësoi se si llogaritet përqindja, fajet i ka mësuesi/ja e gjuhës shqipe që nuk të motivoi ta duash shkollën dhe sa t’i vlerësosh mësimdhënësit, e fajet i kanë gjithë ata që të mbivlerësuan e të vendosën aty ku shumëkush mund ta kishte vendin por vetëm ti JO.

Florent SELCA