Osman Gashi dhe vlerat e tij kombëtare nuk do harrohen kurrë

Osman Gashi i Paharruari Studenti Martir i vrarë nga Dora Zezë Serbe Ubëhen 24Vite nga vrasja e studentit martir të Fakultetit Ekonomik pranë UP-së Osman Gashi nga Barani i Pejës .

Lugu i Baranit shquhet si treve atdhetare e cila nuk u thye kurrë as përballe hordhive otomane , serbomalazeze etj kjo treve i dha kombit edhe shumë heronjë si koloset Adrian Krasniqi , Xhemajl Fetahu , Fetah Selca , Islam Berisha , Ardian Kelmendi , Nuredin Gervalla , Serbeze Gashi , Osman Gashi studenti martir etj

Osmani u edukua ne nje familje me tradita atdhetare te shquara i ati baca Ibrahim ishte aktivist i pajtimit te gjaqeve dhe rezistences paqesore joviolente ne ish shtetin paralel të viteve 90-ta .

Osmanin e kisha shok dhe vëlla , ishte student shembullor tip i shoqerushem i aftë i ndershëm , trim atdhetar dhe urrente okupatorin serbofashistë .

Osa siq e quanim ne shoket familjaret miqet dhe dashamiret ishte pjesemarres i protestes legjendare te 1 Tetorit 1997 me emra spikatur si Ernest Luma , Bujar Dugolli , Driton Lajci Albin Kurti mijera studente trima e trimeresha .

E terë Kosova ishte në pranga dhe robëri dhe Osmani mbeshteti fuqimisht Ushtrine Çlirimtare të Kosoves si dalezotsen e atdheut .

Osmani ishte shok besnik dhe ishte hale ne sy per cerna ruken serbe -doren e zeze serbe .

Me 31 Janar 1999 Dora zezë serbe hodhi nje sere bombash ne nje kafiteri dhe per ti shpetuar shume te rinje Osa u hodh mbi bomba u veteflijua per ti shpetuar nje numer te madh te rinjesh .

Eh Flaka Janarit flake po shkonte ne Janarin e ikjeve te burrave te medhenje na iku edhe i riu patriot , intelektal gueril i riu shembullor Osman Gashi .

Për Osmanin qau edhe qielli , për Osmanin qau edhe dielli si sot e mbaj mend kur e varrosem me pranine e OSCE dhe mijera pjesemarreseve ne ate acar dhimbjesh , lotesh e varrosem ne Baranin e rezistences kurse i ati tij veprimtari Brahim Gashi vuante ne burgjet kazamatet Jugosllave .

Vitet ikin një nga një Osen nuk e kemi vetem fizikisht , sepse idealin e tij e kemi lirine e arritur me gjake mund dhe force .
Osen tonë përherë e kujtojnë me mall Ferat Alushaj , Bekim Balaj shok ideali e studimesh e kujtojn OVL UÇK Pejë e UP e cila e ka nderuar me mirënjohje

Për studentin martir dëshmor Osman Gashi janë krijuar shumë poezi , këngë dokumentar të vlefshëm televiziv

I Paharruar qofte kujtimi per ty Ose trimi , familja Gashi i dha shumë kombit nëpër histori dhe në luftën e fundit çlirimtare

Madheshtia e lavdia u takon dëshmorëve e martirëve

ERALD SELCA -OPINIONIST

Leave a Reply