Të gjithë duhet mbështetur nismen e Bardhyl Mahmutit

Unë e mbështes kërkesën e Qendrës “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” drejtuar institucioneve të Kosovës, që kjo lulëkuqe të bëhet simbol unik i gjenocidit në Kosovë.
Kjo është domethënia e këtij simboli:
Katër petalet e lulëkuqes paraqesin katër format e veprimeve të gjenocidit që u zbatuan në Kosovë: vrasjet, dhunimet seksuale, spastrimi etnik dhe shkatërrimi i objekteve që lidhen me përkatësinë etnike dhe identitetin shqiptar. Ndërsa në vend të kokrrave të zeza të lulëkuqes, në logo janë prezantuar figura burrash, grash, djemsh dhe vajzash për të përfshirë të gjitha kategoritë e shqiptarëve që ishin shndërruar në objekt shkatërrimi nga politika e gjenocidit të Serbisë.
_
P.S.
Mbështete këtë kërkesë duke e ndryshuar fotografinë e profilit dhe vendosur këtë tekst në përshkrim.

kosovogenocide #neveragain