Erald Selca:Edi Rama dhe Shqipëria avokat të fuqishëm të UÇK-së së Lavdishme
Shqipëria dhe Edi Rama krah i fuqishëm i UÇK -së dhe Hashim Thaçit me bashkëluftëtar
Shteti amë Shqipëria jonë e dashur dhe e shtrenjtë ashtu si në ditët më të rënda kur e mbështeti çlirimtaren tonë UÇK-në ,po e mbështetë dhe sot në betejën e saj të fundit përballë shpifjeve të raportit antishqiptar të Dick Martyt të sponsorizuar nga Serbia Rusia dhe shqipëfolesit
Udhëheqësi ynë Edi Rama konform Kushtetutes sonë po avokon lobon mbron demaskon qarqet antishqiptare të cilat me dekada tentojnë njollosjen e UÇK -së dhe amnestimin e Serbisë
UÇK-ja ka zhvilluar luftën me të drejtë në botë nga pakica atdhetare ,me sakrifica mbinjerëzore të saj sepse shumica e këtij populli kanë jetuar me iluzione duke menduar se liria vjen nga qielli ose ja sjellë dikush pa bërë asnjë sakrificë të vetme .
Shtëpia e verdhë e sajuar të gjithë dëshmitaret e rremë akuzat e montuara po bien poshtë në Gjykaten speciale .
Por ku është mobilizimi mbarëkombëtar ?!
Çeshtja Kombëtare vlerat e saj duhet ti mbrojnë të gjithë , në Kosovë vetem ne luftëtaret OVL UÇK-së ndonjë intelektual reagojmë e shteti hesht opozita hesht heshtin dhe profiterat !!
Kurse Edi Rama në Parlament tonin OKB Këshill Europe, e kudo ngre zërin lart për Çlirimtarët të pagjeturit tonë për padrejtësitë mbi luftën tonë të domosdoshme për liri çlirim bashkim kombëtar
Turpi do ti ndjekë gjithë jetën ata që heshtin kur cenohet interesi kombëtar , ata që mendojnë veç për vota etj etj
Zgjohuni shqiptar nga gjumi letargjik shumëshekullor .
UÇK-ja dhe Shqipëria janë kryevlerat tona kombëtare
Okupatori gjakatar serbomadh duhet ndëshkohet e jo ne , drejtësia nese ekziston do fitoj mbi padrejtësinë më të madhe të shekullit 21 -të
Cali , Nasimi , Hysniu Pjeteri Hashimi, Kadriu , Rexhepi baci Jakup baci Sadik Halitjaha etj çdo çlirimtar janë heronjët tanë
Pa UÇK-në dhe Shqipërinë që nga koha e të madhit Skënderbe dhe Enver Hoxha ne sot nuk do ekzistonim as në hartë nga armiqët gjakëpiresë rreth nesh
Erald Selca