Dedikim për nënën nga Shqiprim Lika
Më fale Nënë !
Ditet po ikin por tashmë skam kënde ta thërras Nëne!
Kam të veshtir ta besoj qe më nuk të kem fizikishtë ne mesin tonë!
U vonova nënë e avionin s’munda ta kapë dot,
Aeroportit, si fëmijë i erdha rrotull, duke qarë
Qiellit, sypërlotur, thirra,,me zë të fortë !
A ka një zog me krahë këtu, të më marrë !?
U vonova nënë, ti me shpirtin tënd po lufton,
Ora e jetës pa mëshirë, mbrapsht filloi rrotullimin…
Në shtratin e vdekjes, me sy, fëmijët kërkon
Dhimbja po ta fikë buzëqeshjen dhe gëzimin !
U vonova nënë, të gjallë dot s’të gjeta ty, o Zot !
Të putha me lotë ,ne arkivol e qava, mbi ty!
Ah, nënë seç ndjeva, me fjalë s’mund ta them dot !
- Pse të lamë vetëm nënë, pse shkuam në dhe te huaj !?
Kam mbetur si një lis, erës e stuhisë, atje rrëzuar.
Ah nënë, zgjohu e sërish në krah më merrë,
Të ndjehem fëmijë, e vogël si dikur, prej teje llastruar !
Kujtimet e dhimbjen mes lulesh, ti solla…
E mes lotësh lutem:
Falmë, e ma baj hallall !
Kjo date do te me kujton qastin më te rënd te jetes sime.
ROM- ITALI 23 -03 2022
Nëne na mundesoft krijuesi të takohemi ne boten tjeter!