Sami Lushtaku viziton familjen Thaçi

Në Burojë për të uruar përzemërsisht nënën Hyrë, nënën heroinë të Presidentit Hashim Thaçi, me rastin e ditëlindjes së saj të 85. Një nënë që lindi e rriti një personalitet si Hashimi, një grua që na ushqeu me bukë gjatë ilegalitetit sa herë qëndruam në këtë konak të bekuar të Bacës Haxhi, që burrërinë e mikpritjen e ka virtyt të lindur. Ndonëse të shtyrë në moshë e të lodhur edhe nga padrejtësitë e jetës, ata janë krenarë për të birin dhe për gjithë trashëgiminë e tij ushtarake e politike në shërbim të lirisë së vendit!
SL