Rexhep Bislimi Hero i Kombit
Emri i Rexhep Bislimit, lidhet me formimin e njësive të para ushtarake të UÇK-së dhe krismës së parë të pushkëve të organizuara çlirimtare në Ferizaj dhe rrethinë.
Dita e 21 korrikut 1998, është dita e rënies heroike të militantit të shquar të levizjes ilegale të Kosovës, rënia e ushtarit dhe komandantit të shquar, ushtarit dhe komandatit të parë të UÇK-së, në këtë anë të Kosovës.
Veprimtaria e tij politike e atdhetare kundër pushtuesit serb, qëndresa shembullore nëpër burgjet serbe, kontributi i jashtëzakonshëm në organizimin si dhe udhëheqjen me sukses të njësitit luftarak të UÇK-së, përbëjnë shembëlltyrën e viganit në historinë e re të Kosovës.
I përjetshëm është kujtimi për heroin Rexhep Bislimi!