Gjykata refuzon , Byroja paguan 300 mijë kundërligjshëm!
Skandal: Gjykata refuzon, Byroja paguan 300 mijë euro kundërligjshëm !
Gjykata e Apelit e prishi vendimin e Gjykatës së Istogut dhe e ktheu në rigjykim duke kërkuar që i aksidentuar të sillte dokumente nga Belgjika që nuk punon apo përfiton ndihma të tjera. Për 10 vjet personi nuk solli asnjë dokument, dy drejtorat e mëparshëm të BKS refuzuan të paguajnë, Nuk pati rigjykim, por Drejtori i Byrosë, Sami Mazreku u ngut ti pagunte 300 mijë euro pa plotësuar kërkesat e Gjykatës. Lexojeni se si ndodhi skandali i pagesës…
Prishtinë , 15shkurt – Një rast i paparecedent me dëmshpërblime të aksidenteve ndodhi vitin e kaluar, në korrik të 2021, kur drejtori aktual i Byrosë Kosovare të Sigurimeve ,z Sami Mazreku, vendosi t’i paguajë shumën prej 286 mijë euro dëmshpërblim një qytetari me prejardhje nga Istogu dhe me banim në Belgjikë, me inicialet M.L, i cili gjatë vitit 2011 ishte vetëaksidentuar së bashku me dy persona të tjerë.
Mazreku vendosi të paguajë këtë shumë astronomike, megjithèse dy drejtorët e kaluar të BKS, për gjatë 10 viteve kishin refuzuar të paguanin një shumë të tille, duke u bazuar në faktin se si Gjykata e Apelit ashtu edhe ekspertizat e realizuara, kërkonin që M.L të sillte nga Belgjika dokumetacionin që do të konfirmonte se ai nuk punonte ose nuk merrte ndihmë sociale.
Dëmshpërblimi prej 286 mijë eurove ishte i dyti që qytetari M.L dhe P.K përfituan nga vetëaksidenti i shkaktuar në vitin 2010, aksident ku ishin të pranishëm tre persona, përfshirë dhe pronarin e automjetit M.L, i cili në këtë ndodhi qëlloi që nuk ishte shofer i automjetit që e kishte pronë.
Herën e parë personat e vetëaksidentuar përfituan 57 mijë euro, zhdëmtim ky në emër të dëmeve materjale të shkaktuara.
“Kemi të bëjmë me një vetë-aksident i cili ka ndodhur më datën 05.08.2011, në fshatin Dollc-Klinë. Në këtë rast shkaktar i vetë-aksidentit ka qenë personi (I. M.), ku të lënduar kanë mbetur personat (I.M., M.L. dhe N.M.). Ky rast është referuar në Prokurorinë kompetente në Pejë, (më numër të lëndes), i pranuar më datën 14.09.2011 nga prokuroria. Kallëzimi penal është paraqitur ndaj të dyshuarit për shkaktim të vetë-aksidentit (I. M.). Ky rast është i evidentuar në librat e regjistrimit të rasteve në Njësitin rajonal të komunikacionit rrugor (NJRKRR), po ashtu është i evidentuar edhe në Data Bazë. Kopja e kallëzimit penal të këtij rasti ndodhet e arkivuar në Njësitin Rajonal të Komunikacionit Rrugor në Pejë”, tha përmes emaillit zëdhënsi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.
Pas aksidentit, paditesit M. L dhe N.M paraqitën padi në gjykatë në vitin 2010 pranë Gjykatës Themelore Pejë, Dega në Istog. Gjyqtari Daut Demiraj tani në pension aprovoi kerkesë-padine në vlerë mbi 800.000.00 mijë Euro, për të gjitha kategoritë e dëmit material dhe jomaterial.
Venhar Hana, ish zyrtar në BKS në vitin 2014 ushtroi ankesë jashtë afatit të konstatuar me aktvendimin mbi hedhjen e ankesës si te pasafatshme, sepse ankesa nuk u dorèzua diten e fundit, të shtunën, por u dorèzua ditën e hënë.
Kjo vonesë në dorëzimin e ankesës ndaj aktvendimit, bën që të hidhet poshtë ankesa dhe lënda të kalojë në Gjykatë të Shkallës së Dytë.
Gjatë procedurës ankimore kjo gjykatë gjykon vet rastin dhe obligon Byronë Kosovare te Sigurimeve, me vendim të formës së prerë ti paguajë paditësit M. L dhe N.M të jo shumën prej 800 mijëve, por vetëm afersisht mbi 50 mijë euro për të gjitha format e dëmit material dhe jomaterial duke perjashtuar rentën (fitimin e humbur)
Sipas vendimit, për të marrë fitimin e munguar apo rentën, paditesit duhet të vërtetojnë që nuk punojnë dhe nuk marrin të ardhura të tjera, me theks te veçantë Paditesi M.L
Vendimi kërkon të vërtetohet nèse realizon të ardhura në Shtetin Belg nga Puna ose nëse realizon te ardhura nga ndonje skemë e sigurimit shtetëror ose privat ne Shtetin Belg..
” Dy drejtorë qē kanë menaxhuar deri në ardhjen e Sami Mazrekut as nuk e kanë diskutuar mundësinë për të paguar një shumë të tillē, pasi jo vetëm ekspertiza por edhe vendimi i Gjykatës kërkonte qē M.L të sillte dokumentacion që nuk siguron të ardhura në Belgjikë.” Ai asnjhëherë nuk i ka sjellë dhe nuk kishte pse të paguhej kjo shumë:”, thotë një ish zyrtarë i lartë në Byron Kosovare të Sigurimit.
Për më tepër, drejtuesit e këtij institucioni kërkojnë nga ish drejtori që të dërgojë në Belgjikë staf nga Byroja Kosovare e Sigurimit, që të vërtetojnë nëse paditësi M.L punon në Belgjikë apo përfiton nga fondet të ndryshme.
” Janë takuar me M.L në Bruksel dhe ai ka ardhur të na takojë nga puna. Nuk arritën të merrnim dokument zyrtar, për shkak se delegacioni nuk kishte kredenciale të hulumtonte të dhëna personale në një shtet të huaj. Gjithsesi, në asnjë shtet perendimor nuk mund të jetosh pa të hyra, qoftë nëse i siguron ato nga puna apo nga ndihma sociale”, tregon me tej ish zyrtari i lartë në Byronë Kosovare të Sigurimit, duke shtuar se edhe vet M.L nuk solli asnjë letër që do të mundësonte pagesën.
Pavarësisht mungesës së dokumentacionit, zyrtarët aktualè tē BKS hedhin në shportë ekspertizat e mëparshme dhe porosisin ekspertizën e re.
” Gjëja e parë që bëri Sami Mazreku me këshilltarin e tij ekzekutiv z.Venhar Hana, është se morën lëndën nga Departamenti Ligjor i BKS dhe e mbajtën në zyrën e Drejtorit Gjeneral. Me datë 06.08.2021 e mbyllin këtë lendë, duke i paguar atij 296,839.00 Euro për fitim të humbur, sikurse ai para aksidentit të kishte realizuar të ardhura në shtetin belg mbi 2000.00 mijë Euro në muaj. Pagesa është kryer me marreveshje jashtëgjyqësore pa konfirmuar faktin nëse paditesi Mentor Lipaj realizon te ardhura nè Shtetin Belg.
Ngjyra.com ka insistuar të marrë qëndrimin dhe të njihet me dokumentacionin që posedon BKS dhe i ka dërguar pyetjet drejtorit aktual të BKS Sami Mazreku, por nga ana e tij nuk kemi marrë përgjigje.
Ekspertët në këtë ceshtje, sidomos eksperti Aziz Berisha që kreu ekspertizën kërkoi me ngulm vërtetime dëshmi nga Shteti Belg, për tu llogarritur renta për paditesin M.L, ndërsa pas kthimit në rigjykim, gjykata cakton ekspert tjetër.
Ne këte rast ekspertja me inicialet G. SH e bën llogarritjen vetem sipas këkesës së palēs paditese( të autorizuarit të avokatit te pales paditese) me shkresat që i kanë sjellë, ku paditësi M.L realizonte të hyra prej 2 mijë eurove në muaj.
Ngjyra .com ka tentuar të bisedojë për ditë të tëra me eksperten G.SH për tē marrë përgjigje se për çfarë arsyeje ajo ka llogaritur shkallën e invalidetit prej 100 përqind, pa sjellë asnjë dokument prej Belgjikës, por ajo nuk ka pranurar të bisedojë.
Qytetari M.L sipas konfirmimeve të ish zyrtarëve të BKS jo vetëm që nuk ka shkallë invaliditeti nē masën 100 përqind, pasi nga puna ka shkuar të takojë ish drejtorin e BKS, por edhe nga fotot në facebook rrezaton shëndet tē plotë.
M.L sikurse vetë kryetari i Keshillit Administrativ i Byrose Kosovare re Sigurimeve z.Besarb Blakaj poashtu edhe Avokati i pales B.M janë nga Istogu, ndërsa për koiçidencë nga kjo komunë ka rastisur të jetë edhe Gjykatësi që aprovoi aktpadinë prej 800 mijë eurove.
Ja si duhej të paguhej në bazë të ligjit
Bazuar ne Nenin 35 paragrafi 1.1 te Ligjit Nr. 03/L-209 për Bankën Qendore të Republikës së Kosovës dhe në Nenin 42 dhe Nenin 26.3 te Ligjit nr 04/L-018 Për Sigurimin e Detyrueshem nga Autopergjegjësia, Për Dëme nè Persona me pasoje të Lendimit është përcaktuar se Në rast të paaftësisë së përkohshme ose të përhershme, duhet të sillet dëshmia mbi të ardhurat personale .
Nëse i dëmtuari nuk është i punësuar, merret si bazë mesatarja e pagës sipas kualifikimit që ka i lënduari.
Sipas informatave as nuk eshte kerkuar nga perfaqesuesi i Byrosë por ne menyre Bllanko èshtè paguar sipas vlerèsimit te ekspertizës, e cila në fund j thekson se nè rast tè sjelljes së ndonjë deshmie, ku i demtuari perfiton te ardhura pas aksidentit do te ndryshohet fitimi i humbur, rritet , zvogelohet apo nderprehet, kete ceshtje e rregullon rregullorja si mè lart në Nenin 16 tè po kèsaj rregullore ,ku èshtë përcaktuar se Siguruesi është i detyruar që, një herë brenda vitit të bëjë auditimin e shkresave të lëndës së rentës në bazë të të cilave bën pagesën.
Siguruesi do të njoftojë personin që i paguan rentën nëse ka ndodhur ndonjë ndryshim i rëndësishëm i rrethanave në raport me rrethanat që ishin në kohën kur është caktuar renta, dhe do të ndërmarrë veprimet e nevojshme juridike me qëllim të rritjes, zvogëlimit apo ndërprerjes së rentës,.Qëlimi i kësaj dispozite është qē edhe para se të arrihet marrëveshja pèr pagesë të rentës mujore ose në formë të kapitalizuar të vërtetohen rrethanat lidhur me ate se a perfiton i demtuari pas aksidentit nga ndonje skeme e sigurimit social shëndetësor invalidor ose nga marrëdhenia e punes, dhe për të vërtetuar këto rrethana duhet të sillen prova materiale qè në rastin konkreti sipas informatave nuk jane kèrkuar.
Por edhe pas marreveshjes Neni 16 ka parapare kontrollimin çdo 1 vjet tè shkresave për të shqyrtuar mundesitë e ndryshimit ,ndërprerjes ose rritjes së rentës mujore.
Ndersa në rastin konkret është paguar renta nē menyrē të kapitalizuar.