Opinion nga mërgimtari atdhetar baca Sami Bujupi
Me të vërtetë jemi popull me 1001 çudira. Plotë portale, rrjeta sociale dhe tv me kredibilitet të humburë, janë të stërmbushura me kritika dhe mbjellje të përçarjes dhe urrejtjës, në mes veti. Nuk jemi në gjendje me i nda lajmet e rrejshme nga ato të vërtetatë, por nuk jemi as në gjendje të kuptojmë se lajmet politike, janë njëditore dhe nuk zgjasinë më shumë.
«Partitë», nuk kanë qëllim të shtetbërjesë, por kanë për qëllim marjenë e pushtetit, dhe përçarjen e popullit. Nuk punohet për shtet por për xhep!
Kisha me pyetur secilin nga qytetarët, pa marë parasysh partin që i takojnë.- Sa prej juve e keni lexua planprogramin e partisë tuaj? E nëse nuk e keni lexua, pse i shani ata të partive të tjera (e që jam i bindur që as ata nuk e kanë lexua)? (Respekt për individa).
Mosni more popull, duajeni njeri-tjetrin e mos u urreni dhe mos u përçani, kështu…Bashkohuni mbi interesa partiake (shumica nuk kanë haber, cilat janë ato), lidhuni së bashku dhe të dalim nga ky terr i zi…
Dikush mundet me thënë, se kush dhe cili faktor jam me i thënë këto.- jam qytetar sikurse edhe ju, me zemër të plast dhe shpirt të thyer dhe i lodhur me këtë jetë të shekullit 18. kur Bota jetonë në ate 21….