Porosi nga Sami Frashëri
Porosi nga Samiu i madh
SAMI FRASHERI- SHQIPTARËTË GJITHNJË PËR BOTËN, E KURRË PËR VETËHE (1899 )
Shqiptarëtë gjithmonë janë vrar’ e përpjekurë e kanë cpërkaturë të tërë faqen’ e dheut me gjakt të tyre; po nga gjaku i Shqipëtarëvet të tjerë kanë fituarë, Shqipëria s’ka parë nonjë të mirë. Shumë shqiptarë janë çquarë e kanë treguarë vetëhenë në dituri e në të tjerë gjërëra; po me këta të tjerë mburenë e jo Shqipëtarët’ e Shqipëria.
Me Pyrron’ e me Aleksandrinë mburenë Grekëritë e i quajnë Grekër, Maqedonasitë, që me trimërit e tyre muarrë gjithë botënë në pakë kohë nuk i suallë nonjë të mirë Shqipërisë, po Grekëritë, që ‘ishinë armikët’ e tyre, u ranë pas e i rrethuan, edhe këta fituanë nga gjaku që derdhë ata. Se Maqedonasitë përndanë nëpër gjithë vendet, që muarrë, gjuhën e qytetërin’ e Grekët e jo të tyren; q’ish shqipja. E shum’ e botësë edhe sot Maqedonasitë i zënë për Grekër. Vërtet, të mos ishin Maqedonasitë gjuha e Greqet e qyetëri’ e tyre do të mos kish marrë dot kurrë këtë bujë, që ka sot, edhe mbase do të kish humbur’ e t’ish harruarë fare; se shkoll’ e Aleksandrisë edhe të diguritë që arrinë n’Egjyptë në kohët të Ptolemenjet, e bënë gjuhën e qytetërin’ e Greqet të përndahetë e të dëgjohetë me gjith’ anët të dheut. Ptolemenjtë, q’ishin fjeshtë Shqipëtarët nga Çamëria e gjithë Maqedonasitë lanë gjuhën’ e tyre, shqipenë, me nj’anë të haruarë e të paditurë e vunë përpara greqishten, gjuhën’ e Dhimosthenit, që ka folurë aqë kuntrë Maqedonaset.
Pas grekëvet erdhë Romanëtë; edhe këta fituan shumë nga Shipëtarëtë: trimëri’ e Shqipëtarëvet e mendj’e tyre shërbente mburjen’ e Romanëvet e jo të tyren. Shumë njerës trima e të diturë kan’ arriturë edhe në kohët të këtyre në mest të Shqipëtarëvet, po bota i ka njohur si Romanë e jo si Shqipëtarë.
Pas Romanëvet u erth radha Tyrqet. Shqiptarëtë duke përzjerë me Tyrqitë, kanë marrë anë në gjithë luftërat, që bëninë e që fitonin këta kuntrë gjithë botësë; edhe më të madhe në trimëri e më të miratë punëra i bëninë Shqipëtarëtë, po emëninë e kishinë Tyrqitë, edhe gjithë bota i dinte Tyrq e njeri s’njihte si Shqipëtarë. Më të mbëdhenjt’ e më të mirët’ e Vezirëvet të Tyrqisë ishin Shqipëtarë, si Sinan-Pasha që ka marrë Jemenë e ka shpënë fjamurin’ e Tyrqisë gjer në detet t’Indisë, si Qyprilinjtë q’e kanë shpëtuarë mbretërin’ e Tyrqisë nga një rezik të math e e forcuan aqë këtë mbretëri, sa van’ e rrethuan Vjenënë. Edhe shumë të tjerë njerës të mbëdhenj e burra tirma kan’ ardhurë, prej të cilëve Tyrqia ka fituarë shumë, po Shqipëria aspakë.
Në kohërat e pastajme Shqipëtarëtë myslimanë kanë punuarë e janë vrarë për Tyrqitë e Shqipëtarëtë e krishtenë për Grektë, për këta dy kombe të cilëtë as njëri as tjatri s’ua dinë të mirënë e ja u çpërblejnë me të keqe duke përpjekurë për humbjen’ e kombit shqiptar. Boçari, Xhjavella, Miauli e të tjerë më të
shumët’ e trimave, që janë përpjekurë për ngjalljen’ e për dlirin’ e Greqisë, kanë qenë fjeshtë Shqipëtarë e jo fare Grek; po nga trimëri’ e tyre ka fituarë shumë Greqia e jo fare Shqipëria. Në syt e botësë lëftoninë Greqtë e Tyrqitë, po në të vërtetët luftonin Shqiptarët’ e krishtenë me Shqiptarëtë myslimanë. Kur muntnin’ ata, fitonte Greqia; kur muntninë këta, fitonte Tyrqia; po gjaku që derdhesh nga të dy anëtë, ish gjak Shqipëtari. Shqipëtarëtë vritenë vëlla me vëlla, të tjerë fitojnë… Shqipëtari e ka derdhurë gjithnjë gjaknë pa kursim, po e ka derdhurë kot; kurrë Shqipëria s’ka fituarë nga gjaku i Shqipëtarëvet: gjithnjë të huaj edhe armikë të Shqipërisë kanë fituarë nga ay gjak i vjejturë e i derhdurë pa mendim!
Jo vetëm me kordhë e me gjak,po edhe me pëndë e me mënt Shqipëtarëtë kanë shërbëtuarë gjithënjë të huajtë. Me të mos shkruarë gjuhën’ e tyre janë shtrënguarë të shkruajnë greqisht, llatinisht, shqahisht, tyrqisht a arabisht; edhe me emënit të tyre mburenë të zott e këtyre gjuhëve e Shqipëtarëtë
pandehenë t’egër’ e të paditurë, gjith’ i qeshinë duke thënë se ja u ka ngrënë buallica livrën’ e tyre. Po Aristoteli, m’i madh i filosofëve të Greqisë së vjetërë, ishte maqedonas, do-me-thënë Shqiptar e jo grek. Vërtet në Stagjyrë, tek kalindurë ishin edhe ca Greq t’ardhurë, po fytyr’ e Aristotelit, që shohim n’agalmët të ti edhe gjuha greqisht, q’e ka shkruarë të përtuarë e jo aqë të drejtë si dhe miqësia, që kish me Filipnë, anëmikn’ e Greqet, e të tjera shenja tregojnë se ky filozof i math nuk ish lindurë prej nonjëj nga Greqia, që kishin ardhur në Stagjyrë, po prej një stagjyraku vëndës e ish maqedonas, do-me-
thënë Shqipëtar i thjeshtë.
Në kohët të Tyrqet kan’ ardhurë shumë Shqipëtarët të diturë, që kanë shkruar
livra e vjersha turqisht a arabisht. Vetëm vjershëtarëtë shqipëtarë, që kanë
shkruarë vjersha turqisht janë aqë të shumtë sa emënat e tyre mundt të mbushinë një livrë të tërë. Jahja-Beu, q’është një nga më të mbëdhenjt’ e nga më të dëgjuarëtë e vjershëtarëvet tyrq, është shqiptar.
Shqipëtarët e kanë tregua gjithë jetënë që janë të zottë edhe me kordhë edhe me pëndë, edhe me trimëri, edhe me mënt e me dituri, e Shqipëria ka nxjerrë