E.Selca Sylë Dunavi emër i madh i kombit dhe i paharruar
Sylë Dunavi një jetë ja kushtoi Kombit
Gjithmonë treva e nderuar e Anamoraves dhe Karadakut ka luftuar kundër okupatorëve otoman, bullgar sllavoserbomaqedon dhe kanë dhenë çdo gjë për kombin tonë përparimin e tij dhe lirinë .
Baca Sylë Dunavi ky prind shembullor ky zëmerbujar ky humanist i madh , ky shqiptar i madh terë jetën e tij në gyrbet e shkriu në të mirë të kombit tonë
Baca Sylë Dunavi e donte me mish e shpirt lirinë e Kosovës dhe bashkimin kombëtar , ai ndihmoi me djemtë e vajzat e tij arsimin shqip në vitet 90-ta , minatoret ndihmoi UÇK në nëpërmjet Fondit Vëndelindja Thërret me mijëra franga kafshaten e familjes së tij e dha për luftë çlirimtare po ashtu baca Sylë ndihmoi dhe UÇPMB dhe UÇK në Iliridë .
Sylë Dunavi gëzonte autoritet të madh Karadak dhe mërgatë me vlerat e tij të panumërta me burrërinë , patriotizmin humanizmin të cilen udhe e vazhdon dhe sot familja e tij e përkryer e përparimtare dhe e civilizuar .
Si luftëtar i te gjitha luftërave çlirimtare dhe veprimtar e çmoj lart kontributin epokal të burrit madh e të pavdekshëm Sylë Dunavi .
Sylë Dunavi ishte meteor lirie , vlerë e jashtëzakonshme morale njerëzore dhe kombëtare dhe emri i tij do kujtohet brez pas brezi dhe madheshtia e tij kolosale .
Baca Sylë e kishte idol Gjergj Kastriotin Skënderbeun dhe e konsideronte burim frymëzimi për terë kombin tonë
Erald Selca