Roli i Gruas në Ushtrinë Partizane të Enver Hoxhes gjatë luftës çlirimtare
Gruaja në radhët e Ushtrisë NÇSH
Pjesëmarrja e gruas në LANÇ ishte një nga risitë më të mëdha të asaj epopeje. Në radhët e Ushtrisë NAÇ u reshtuan rreth 6000 gra e vajza. Ato dhanë një kontribut të jashtëzakonshëm në luftë kundër nazifashizmit, por edhe kundër pengesave e bestynive shekullore. Ata që përgojuan e përgojojnë edhe sot pjesëmarrjen e gruas në luftë për liri, kanë qenë e janë, jo vetem armiq të përparimit, por edhe të kombit.
Aktet e trimërisë dhe heroizmit të grave e vajzave gjatë LANÇ, përleshjeve me armiqtë janë të panumërta. Por gratë treguan edhe aftësi të rralla organizimi e drejtimi. Ato arritën deri në anëtarë të seksioneve politike të Brigadave, komisare batalioni, zëvendëskomisare, komisare dhe zëvendëskomisare kompanie, komandante skuadrash e kompanish, përgjegjëse rinie etj.. Që me krijimin e çetave, batalioneve dhe sidomos të brigadave, në ato u rreshtuan edhe qindra gra e vajza, nga qyteti dhe nga fshati. Kështu, në Çetën e Pezës: Dije Peza, Myrvete Peza, Ismete Lila, Zyra Fera etj. Në çetën “Musa Fratari” të Përmetit, Vito Çajupi, në çetën “Avni Rustemi”: Elisabeta Stefani, në çetën e Rinisë në Vlorë; Dhora Prendi, në çetën “Selam Musai”; Fato Berberi, Parashqevi Llukani; Fete Gjini, Muzejen Galanxhi etj. Një numër vajzash dolën nga radhët e nxënësve të shkollave të mesme të Elbasanit, Korçës, Vlorës, Gjirokastrës, Fierit, Shkodrës etj. Në radhët e Brigadës I u rreshtuan: Afërdita Stratobërdha, Aleksandra Pergjika, Eleni Shambli, Emine Metaj, Ende Myteveliu, Fatime Kasemi, Fato Dushku, Janko Osmani, Stella Karapataqi etj. Në Brigadën III u rreshtuan 45 shoqe, në IV- 51 në V- 71 … dhe kështu me radhë edhe në brigadat e tjera.
Një numër grash e vajzash dolën për të zëvendësuar burrat apo vëllezërit e vrarë, si Ismete Peza, Sabrie Bozhiqi, Xhevo Shehu, Llavri Gogo, Milika Terova, Kostaqe Toçi, Sofika Misja e shumë të tjera. Në Korçë u krijua një çetë me gra e vajza nën komandën e Kleopatra Maliqit.