Poezi për Enverin nga i madhi Sylejman Qyqalla

IKU ENVERI-NA MBETI LAHPERI
(Kush s’të deshi ty,Enver-deshi shkaun në minder)

Me ikjen tënde,Enver,Shqipëri u dogje e tëra,
S’të mbeti nam as sedër dhe fare krenari!
Me ikjen tënde,o burrë-më s’na erdhi pranvera,
Ikën me kuç e mace,me trajstë zi e më zi!

Të shanë,Enver,ata që shkaun n’votër e deshën,
Dy gurë bashkë s’lanë për të mjerën Shqipëri!
Shqiptarin,nga çdo e bukur keq e zhveshën,
Prodhojnë kurva e lypsarë “për demokraci”!

Të thërret koha,o vigan-ty,shoku Enver
Të kërkojnë tash dhe ata që të kishin mëri!
Pa ty-kurrë më s’patëm gaz as dhe një herë
Vret biri-babain për drogë -nëna shet mushkri!

Leave a Reply