Poezi nga Valbona Hoti
Pritja
Çdo ditë sytë kah dera,
duke pritur mos kthehën,
edhe pse kaluan vitet,
pritjet nuk po zbehën.
Secila ditë që vjen,
vjen bashkë me një shpresë,
e vetmuar në shtëpi pret,
deri sa të vdes.
Ndoshta me shpejt i vjen vdekja
se sa bijtë e sajë,
edhe këto vite qe kaloi
të gjitha ishin me vaj.
Sa keq e gjora nanë,
nuk pati një varr ku të qaj,
ku të shfryhet nga merzia
dhe t’i derdhë lotët e sajë.
Asnjë nanë e tyre,
nuk mund të ecë para
kur e ardhmja e të bijve
i ka ngelur prapa.
Çdo ditë është njesoj
po sikur çdo ditë tjetër
pritja prap vazhdon,
në pragun e shpisë t’vjetër.
V.Hoti