Mos më gjykoni -Poezi nga intelektualja Valbona Hoti
Mos me gjykoni!
Mos me gjykoni!
Se unë jam vet liria
isha djalë i ri në luftë
tani jam burrë me thinja.
Unë luftova me zemër.
Ta çliroj atdheun tim
E kishim amanet nga të parët
ta mbanim ketë premtim.
Kjo tokë ishte e jona
ne ishim ketu ku jemi dhe sot.
Serbët erdhen tek ne
Nuk mund t’i duronim dot.
Duarkryq nuk mund të rrinim
dhe të prisnim vdekjën.
U desh të luftonim
për të mbrojtur vetën.
Derdhem gjakun lumë
të mbronim vendin tonë.
Arritëm të çlirohemi
edhe pse pak vonë.
Në ketë luftë
morem pjesë të gjithë ngapak
Dikush u vra me pushkë
dikush u vra në prag.
Sot Evropa e re
më çasjen e vjetër.
Ne na bën kriminel
Krimineli ishte dikush tjetër.
Si të gjykohet dikush vallë?
Qe mbrojti nderin dhe pragun.
Mos ma gjykoni lirinë
Se për të derdha gjakun…
V.Hoti
| 26.11.2020 |