Berat Duraku emër me vlera-Avni Morina
Të dashur qytetarë të komunës sonë!
Njëri nga 4 kandidatët për deputetë për zgjedhjet e 14 shkurtit i përzgjedhur nga Këshilli Drejtues i degës së AAK-së është drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë z. Berat Duraku!
Beratin e njihni të gjithë, e njihni sinqeritetin e tij dhe të gjithë ju e dini se Berati vazhdimisht ka përkrahur dhe po mbështet fermerët e komunës sonë!
Është Berati ai, i cili u qëndroi pranë të gjithë qytetarëve tanë në kërkesat e tyre;
Është Berati ai, i cili asnjëherë nuk ju zhgënjeu;
Është Berati ai, që sot kërkon besimin tuaj;
Andaj, jepni Votë dhe i besoni Beratit, sepse ai e meriton besimin tuaj!