Boga dhe Rugova në terrë turp për shtetin tonë !
E thatë, e dogjët, e ngritë, e varrosët të gjallë Bogen ju KEDS Energy!
Boga ka tri javë pa drita!
E morët vesh o shtet? O gazetarë? O media që mbushni portalet me telenovela? Boga destinacioni më i bukur dimëror i Kosoves, qyshse ra bora e parë, i ndërpreu lidhjet me civilizimin dhe po jeton nën pushtetin e akullit, pa drita .
Çdo vit e njëjta histori; vjen bora ikin dritat, si armiq të përjetshëm, që s’duan t’ia shohin fytyrën njëri-tjetrit.
Sa kohë u dashka të rregullohet një defekt teknik? Të ndërrohet një transformator? Të shtrohen ca metra kabllo? Sa energji duhet për të ndriçuar Bogen Rugoven? Me siguri jo më shumë se sheshi për festa. Po pse pra, pse lihet një krahinë e tërë në terr? Pse e urreni kaq shumë Bogen Rugoven përlen e Kosovës?Jemi bere molle per kusuritje nga injorantet dhe birokratet politik te cilet as qe dine çka deshirojne!
Ne jemi HERONJET e se ardhmes….! Kosova ka nevoj
per neve dhe te tjeret, qe te ardhmen individuale e familjare ja falem kesaj toke per te krijuar dhe hapur nje horizont te Ri per gjeneratat qe vine! Skender Thaci Pronar Hotel Magra Austria Boge &Nënkryetar Oda e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës!