Shteti i Kosovës Kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së i ka lenë në mëshirë fatit !

Faleminderit Shteti i Kosovës që nuk na ndihmon ne luftëtarëve të UÇK -së familjet e dëshmorëve dhe ish të burgosurit politik .
Të paktën kur vdesim shpenzimet e varrimit na i kryen shoqata nese ka bugjet !!!
Asnjë problem pse ndihmohen të tjerët kategori të shoqërisë sonë (nese ndihmohen) po ky trajtim c’njerezor po vazhdon nga ditët e para të lirisë .
Kategoritë e dala nga lufta jetojnë në mjerim social ekonomik shëndetësor , dhe ata sot nuk janë as vrima e fundit e kavallit .
Mbi 50 veteran lufte të vetëvrarë me mijëra tjerë sëmurë pa kulm mbi koke e shume jane dal gyrbet me mbetë gjallë sepse politika uzurpoj çdo gjë për klanet e veta familjaret e vet e teveqelat titistet udbashet etj
Dhe ju vjen zheg kur shkruajmë unë kam shkruar nga paslufta mijera herë për këtë fenomen turpi .
Veteranet e invalidet prindërit e dëshmoreve po ikin nga jeta çdo ditë parakohe madje .
Një grusht veteranesh e familje dëshmoresh shteti ka dështuar ti trajtoi me dinjitet i ka lene ata ne mjerim migjenian .

Po po nje grusht se u dasht me qenë ne luftë jo 1.5-3% po 90% !!!!
Shteti i Kosoves nuk e ka në preambulë UÇK dhe shumica e popullit e politika nuk ja dinë vlerën asaj .
Në pozita ndishme shteterore kush ka qenë UÇK është injoruar jane larguar nga puna nga drejtesia policia zjarrefiksa TMK FSK AKI Administrata etj pra ka ndodh de UÇK-izimi per ti uzurpuar te gjitha politika hajdute

Dhe veteranet e UÇPMB UÇK KOMBËTARE grupi i Kumanoves u harruan poashtu

E.Selca

Leave a Reply