Intelektualja Drita Islami kujton poetin Adem Zaplluzha
Iku për në amshim edhe një poet i madh i kombit, Adem Zaplluzha!
Vepra e tij e bën të pavdekshëm. Unë rruaj kujtimet për të, rruaj takimin në Prishtinë, ku këmbyem njëri tjetri librat, unë i dhurova një komplet të babait tim, Abdylazis Islamit, kurse ai më dhuroi shum nga librat e tij, madje mjaft të tjera mi ka dërguar edhe përmes miqve, andaj takimi me te ishte një takim shum mbresëlënës. Familjes ngushëllimet e mia të sinqerta, poetit i qoftë dheu i lehtë i Kosovës që aq shum e donte. Me këtë rast do ta kujtoj me një poezi të tij të zgjedhur nga unë:
NË BALLË U PRINTE I MADHI ADEM
Mbi qilimin e kafshuar nga molat i hapa letrat
I hapa hartat e të gjitha kohërave
I shpalosa edhe kujtimet
Nga rafti i vjetër
Zbrita disa lloje librash
Të grisura nga barbarët
Dhe të shqyera nga koha
Në anën e djathtë të tavolinës
Vendosa Mesharin
Kurse në anën e majtë
Historinë e Skëndërbeut
Nëpër dhomën e djersitur
Ndjeva trokun e kuajve të luftës
Dhe zërin kumbues tē Lekēs
Përjetova shijen e vdekjes dhe erën e gjakut
Dritaret u hapën krah më krah
Papandehur hynë në dhomēn time
Hynë me rradhë legjendat e kohrave
Në ballē u printe i MADHI ADEMIKU për në amshim.