20 Vite pas shkrim nga veprimtari Shefqet Gashi për Heroin Skender Gashi
20‘të vite Pas !
Data 18’të e shtatorit të vitit 2000, natë më shi, stuhi dhe shtërngatë, të mbushej mëndja që edhe vet murana e qiellit po qahej përgjysmë !
Do më rrëfente më njërën dorë në ballë dhe loti që i pikonte nga vijat e mollëzave të mplakura të faqëve të Axhës tim, Axhës Haziz për të vazhduar më tutje !
Hodhi vështrimin pikëllues , tek vellau i tij, dy vite me i madh,tek axha tjeter imi , axha Fer (sefer) !
Kujtimët iken, ku tjetër pos nga ajo hata që po ndodhte , tinëzisht, pabesisht atë natë skëterrë me hijën e vdekjës me baltë pa hanë !
Një ditë pas…
Dy ditë pas …
Dheeee, Skënderi nuk dukej gjëkundi, për të marrur bekimin e nënëlokës , per uratë zemre, në punë dhe ditë të mbarë !
Pritjën dhe përcjrlljën nga nusja , dhe puthje- perqafimet e tre fëmijëve , që për tre ditë rresht ishin futur në ankth pasigurie , se vallë ku do ishte gjithë far djali që
nuk jepte një shenjë jete për vendndodhjen e tij!
Kumti i lajmit te kobshëm erdhi nga vete njerezit e tokes se vet , te cilet Skenderin e gjeten të vrar në mënyrë më makabre në ara të bukës ku edhe e rriti shtatin per tu bere me vone Ushtar Lirie !
Nga Austria e larget mori fusha e male per ti dal Zot Atdheut per te ja shtuar edhe nje pushke Ushtrise Çlirimtare të Kosoves !
Nje poet do shkruante :
Largë Kosovë largë familjes
Ne toke te premtuar te Austri
Bukë nuk hante ujë nuk pinte
Tuj na plan më msy n’Shqipni
Baca Ganë me bukë kurbeti
Nisi djalin për ushtri
Na dha forcë e na dhe zemer
E kam rrite per ty ty Liri …
———————————-
……………………………..
———————————-
Erdhi Çliroj Kosovën ,
Larot e vranë , !
gjakprishurit e vranë !
E vranë , sepse Skënder Gashi ishte , vet Liria e Kosovës!
Kush ka vu gisht , plumb e pushkë mbi djem si Komandant Skënder Gashi
Ka vrar jo vetëm Skënderin dhe shumë djelm trima si ai, por edhe ka gjakosur edhe vet Kosovën , duke i futur thikë pas shpinde, që edhe 20 vite pas po kullon dhe pikon gjak Lirie !
Ps: Kumt i mire qe pas kaq kohesh , vrasesit tinëzar nuk do bëjnë gjumë të rehatshem !
Atyre tani më po ju çjerrën maskat ☝️
Lavdi Heroit të Popullit,
Ushtarit Te Lirisë
Komandant Major Logjistike SKËNDER GASHI ??????