Një opinion mbi arsimin nga Mr.Florent Selca
Një solucion adekuat për hapjen e shkollave me një shtator 2020 në Kosovë
Natyrisht se gjendja epidemiologjike në vend nuk është aspak e mirë, mirëpo na duhet një zgjidhje adekuate që nuk i dëmton as nxënësit as shëndetin e shoqërisë.
Nocioni im për një solucion adekuat do ishte si në vijim:
Shkollat që punojnë me një ndërrim, zgjidhjen e kanë më të lehtë. Ata mund ta organizojnë mësimin në këtë mënyrë:
Nxënësit e klasave nga e para në të nëntën, do duhej të ndaheshin në dy grupe.
Ndërrimi i parë do fillonte mësimin në ora tetë të mëngjesit dhe do të përfundonte në ora 12 : 00. Në klasa në ndërrimin e parë do të angazhoheshin vetëm gjysma e nxënësëve për secilën klasë.
Nga ora 12 : 00 deri në ora 13 : 00, shkolla do pastrohet dhe dezinfektohet nga stafi teknik.
Në ora 13 : 00, do fillonte mësimi për pjesën e dytë të nxënësve, konkretisht grupi i dytë për secilën klasë. Ndërrimi i dytë do të zhvillonte mësimin deri në ora 17 : 00. Sipas kësaj i bie që të dy ndërrimet të kenë nga 4 orë mësim.
Nxënësit do të duhej të kenë qasje në hapsirat e shkollës vetëm në mënyrë individuale.
Pastrimi i duarëve dhe fytyrës të bëhet se cilen herë që dilni apo hyni në klasë.
Ato shkolla që punojnë me dy ndërrime, zgjidhja adekuate do të ishte si në vijim:
Mësimi të filloj nga ora 08 : 00, ku në klasa do të ishin vetëm 50 % e nxënësëve në secilën klasë.
Nxënësit të një ndërrimi do mësonin dy orë, pra nga ora 08 deri në ora 10. Gjatë këtyre dy orëve do të zhvilloheshin gjashtë orë mësimore, duke eliminuar pushimet mes orëve. Ora mësimore do të zgjaste 20 minuta dhe mësimdhënësit do shkonin nga njëra klasë në tjetrën, pa patur nevojë të shkojnë në sallën e arsimtarëve. Ditarët do qëndrojnë në klasë dhe vetëm mësimdhënësit do lëvizin nga klasa në klasë.
Nxënësit do të kishin mundësi gjatë këtij orari të dilnin nga klasa vetëm për nevoja fiziologjike dhe poashtu vetëm në mënyrë individuale.
Nga ora 10 : 00 deri në ora 10 : 15, nxënësit në mënyrë individuale dhe pa shkaktuar grumbullime dalin nga shkolla.
Nga ora 10 : 30, fillon mësimi për 50% tjetër të klasave. Edhe për grupin e dytë mësimi zhvillohet për dy orë, ku përfshihen gjashtë orë mësimore. Mësimi për këtë grup përfundon në ora 12 : 30.
Nga ora 12 :30 deri në ora 13 : 30, shkolla të pastrohet dhe dezinfektohet nga punëtorët teknik.
Në ora 13 :30, fillon mësimi për ciklin fillor (1 deri në 5).
Orari i këtij cikli zgjatë dy herë nga një orë e gjysëm. 50 % e nxënësëve vijojnë mësimin nga ora 13 : 30 deri në ora 15 : 00. Edhe në këtë grupmoshë, nuk lejohen pushimet mes orëve, as dalje të grumbulluara në koridore apo tualete. Nga ora 15 : 00 deri në ora 15 : 15 bëhet përcjellja për në oborr të shkollës.
Në ora 15 : 30 fillon mësimi për pjesën tjetër të nxënësëve me të njëjtat procedura siç vijonte mësimin grupi i parë. Mësimi përfundon në ora 17 : 00.
Obligohen komunat që të sigurojnë dezinfektues të duarve në secilën klasë. Dezinfektuesi duhet të qëndroj në tavolinën e mësimdhënësit, ku secili nxënës duhet të ketë qasje në të.
Personeli teknik gjatë gjithë kohës duhet të jetë i paisur me maska dhe doreza.
Maskat po ashtu duhet të jenë obligim edhe për mësimdhënësit dhe drejtoritë e shkollave.
Të paisen shkollat me broshura, ku informohen nxënësit për këto rregulla.
Orët e para t’i kushtohen krejtësisht këtyre masave parandaluese në mënyrë që të gjithë të jemi konsistent.
Me respekt: Florent Selca.