Vështrime nga i pavdekshmi ENVER HOXHA
Të tërbuar nga qëndrimet e drejta, nga vendosmëria dhe nga guximi i një populli të vogël, armiqtë imperialistë e revizionistë s’lënë gjë pa thënë kundër nesh.
Ata flasin e shkruajnë me zemërim e ligësi: “Ç’është ky popull, ç’janë këta kokëfortë që u kundërvihen shteteve të fuqishme e që s’kanë frikë?! Këta duhen shtypur, duhen likuiduar, këta duhen përkulur me bllokada, që të vdesin urie…”
Mirëpo ata gabohen rëndë, siç janë gabuar kurdoherë, sepse nuk e kanë njohur e nuk kanë dashur ta njohin historinë e popullit shqiptar, karakterin burrëror të shqiptarit, nuk kanë dashur të njohin ç’kuptim të lartë kanë pasur dhe kanë për shqiptarin liria, pavarësia dhe sovraniteti atdheut.
Enver Hoxha.