Ambasadori Nait Hasani me supershkrim për Adem Demaçin
I dashur baca Adem ( Adem Demaçi )
Përvjetorët na kujtuan, sa meritor ke qenë tërë jetën, në shërbim të atdheut.
Sa ishe me ne, të donin dhe stë donin, grupe grupe në bazë të intersesave të ngushta.
Sa ishe gjallë, pas lufte, meritove shumë dhe çdo gjë. meritove të ishe presiden vendi, meritove të ishe kryeministër, por dhe ministër i jashtëm i vendit, sepse përballë teje të gjithë ishin të vegjel në horizontin e dijes dhe në oratorin e fjalës.
Dhe përballë burrështetasëve të shteteve ndërkombëtare, mund të ishe trup shkurtër, por shumë i madh me vuajtjet tua nëpër burgje me historin e Kombit Shqiptarë.
Për meritat tua në mbrojtje të idealit kombëtar, Shqipëria të shpalli ” NDERI I KOMBIT ADEM DEMAÇI ”, dhe vetëm një shpërblim morre nga jashtë çmimin ” SAHAROV ”, ndërsa Kosova nuk të dha ndonjë çmim, përveçëse populli të vlerësoj dhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës, ushtri e popullit dhe populli të thuri këngë, të bëri drejtues politikë të saj dhe qëndrove, në Prishtinë.
Ky ishte dhe ideali jot që kombi jonë të ketë ushtri dhe ti ishe udhërrëfyes në ballë të tijë.
Sot në përvjetor tënd të vdekjes fizike, pasi u bëre i pavdekshem me vdekjen tënde dhe jeton mes popullit dhe idealistëve të kombit si frymëzues shpirteror i bashkimit kombëtar.
Një mori politikanësh erdhën të përkulen para varrit tënd, të shpërlajnë gjynahet që kanë bërë ndaj teje në kohë. Të lavduan sot, për kontributin që ke dhënë për kombin, sa vuajtje që ke bërë nëpër burgje, ndërsa të lavduan për oratorin, guximin, qëndresën, për fjalën që jep mesazh, për fjalën e drejë pa anësin politike e anësin politike.
Ti bac, i falje njerëzit që kanë mundur të bëjnë gabime në jetë, sepse ishe shpirtmadh, por nuk falje ata që kanë shkel e tradhëtuar atdheun .
Përvjetorët Bac, ty të shpërfaqin madhështinë në pakrahasueshmërin botërore i vetëm dhe unik, ashti ciç të njohim Adem Demaçi.
Lavdi jetës dhe veprës sate, Adem Demaçi !