Heroi i Gjallë i UÇK-së Meçan Zotaj vazhdon me aktivitete kombëtare
Gjat grumbullimit të mjeteve financiare për ndërtimin e memorialit për 217 civilët e fshatit Hormovë të masakruar nga bandat shovi*niste greke, duke ju falenderuar të gjithve ju që keni ndar mjete të fituara me djersën dhe sakrificën tuaj, më ka bër përshtypje të veçant Bukurosh Sinanaj.
Bukurosh është nga fshati Visokë e Mallakastrës, me shkruajti në msn dhe më tha se dëshiron te kontriboj për memorialin me 1500 lek te reja =13 euro. Më vjen turp që nuk kam mundësi të paguaj më shum më tha… u preka dhe sdija si ti përgjigjesha, i thash: vëlla, mos u nxito njëhere, do ti mar në fazën e dytë të grumbullimit duke dashur që ta shmangja nga pagesa. JO më tha kur të kalosh ne Fier duhet të më lajmërosh patjetër, dua që të takoj me çdo kusht.
Rrugës nga Kosova për në Tepelen dhe Gjirokastër, u ndala në Fier të takoja dy nga bashkëfshatarët e mi dhe me atë rast e thirra edhe Bukiroshin.
Erdhi menjëher, më takoi sikur njiheshim prej kohësh, nxori parat dhe përseri më tha: vëlla, më vjen keq, kaq kam mundësi të kontriboj. E luta edhe njëherë që ti mbante mos të ngutej, se do ta thërrisja vetë kur të vinte radha, por ai insistoi me gjith shpirt dhe me tha:
Jam invalid, i kam shufrat e metalit në shpin, po të isha më mirë dhe të kisha një punë do të përgjigjesha më mirë.
Gati sa nuk mu mbushën syt me lotë.
Shqipëria është Atdheu im tha Bukiroshi, këtu rriten fëmijët e mi, dua që ata të rriten të dinjitetshëm dhe në një vend ku respektohet historia, e kaluara, e tashmja dhe e ardhmja.
Më përqafoi, më shtrëngoi fort, më falenderoi për nismën dhe insistoi që me çdo kusht të pinim nga një birrë.
Por mua mëduhej të vazhdoja rrugën sepse më prisnin takime të rëndësishme dhe të sikletshme, më duhej te takohesha me disa individ të ndryshëm, të prezantoja dhe të ruaja qetësin për të arritur qëllimin dhe realizimin e kauzës son të përbashkët.
Për të gjith ju që më keni kontaktuar kam përshtypjet e mia mbreslënëse, do të shkruaja një libër me të cilin do të pasqyroja Atdhedashurin tuaj veç e veç, jam i sigurt që secili nga ne lë diçka mangut për të kontribuar, por ja që rruga e Atdhetarit është sakrific, që pasardhësit të jen më të ndritur me të shkuarën dhe të ken mjë pasqyr për të ardhmen.
Nuk i kam marr leje Bukuroshit për ta publikuar në pika të shkurta këte histori dhe i kërkoj falje publikisht. Shpresoj që të më kuptoj drejtë.
Respekt për të gjith ju vllezër e motra të idealeve tona Atdhetare.