I PAHARRUAR FAIK UKËHAXHAJ
I Paharruari Faik Ukëhaxhaj
Lufta per Liri dhe rezistenca active Patriotike per Faikun dhe familjen e Faikut nuk filloj ne vitin 1998 por shum vite me heret.
Eshte rritur parakohe dhe eshte brumosur nga mesimet patriotike te madheshtorit Baces Hasan Ukëhaxhaj dhe eshte kalitur me rrezistencë nga terrori shovenist Serbomadh qe ushtrohej kunder kombit te ti dhe familjes se Faikut.
Fuqia e trimerise se tij rritej me shtimin e terrorit shovenist Serbomadh qe ushtrohej ndaj tij, familjes ,shokeve si dhe te Kombit te tij. Edhe pse te rraskapitur nga kriza financiare qe e kaploj familjen pas arrestimit te baces Hasan dhe vellaut Isufit, te lenduar shpirtërisht nga distancimet te ashtuqujtura ideopolitike nga i gjith fshati dhe komuna e Deçanit qe ne popull quheshin “leqitje”, Faiku nuk pushoj punen e ti ne grumbulluari emrave te bashkpunetorve te UDB-se, punen per rritjen e rrethit dhe sipatizanteve perkrahes te rezistences dhe levizjes politike qe ishte pergaditje per rezistencen e armatosur qe ndodhi me vone, ngritjen morale si dhe trajnimin e kuadrove ne lami si propagande, zbulim/ kunderzbulim, pergatitje per rezistence dhe ruajtje te sekreteve dhe si te perballohen tutrurat ne rast te arrestimit.
Ishte koha kur shum bashkmoshatar krenoheshin me Boshko Buhen, me Boro e Ramizin dhe shokun Tito.
Faiku u rrit duke e lexuar “Gjarpijt e Xhakut”, “Yjet e Pashuar”, Mic Sokoli, Shota dhe Azem Galica, “Lahuta e Malcisë”, “Mergata e Qyqeve” e shum libra te tjera qe qarkullonin dore me dore per te rritur atdhedashurine dhe per te çelikosur mendjen dhe zemren ne sherbim te interesit te pergjithshem kombetare dhe lirise se ti. Keto libra ishin te ndaluara dhe te ashtuqujtura “material propagandistik armiqesore” nga Jugosllavia Titiste dhe kelyshet e tyre.
Kur te tjeret lexonin gazetat si Nin, Danas, Expres, dhe gazeta te tjera te Beogradit, ti Faik lexonje gazetat: Liria, Lajmëtari i Lirisë, Zëri i Kosoves”, “Zeri i Popullit”.
Kur te tjeret e degjonin muziken e kenduar nga “Lepa Brena”, Bjelo Dugme, Zdravko Čolič, ti degjonje me kenaqesine me te madhe Fatime Sokolin, Arif Vladin, Qerim Sula, Dervish Shaqa, Sali Mani, Ndue Shyti, e shum te tjere qe ishin ushqim i shpirtit revolucionare i Faikut dhe shokeve te tij.
U burgose dhe tutrturove nga tutrurat me çnjerëzore dhe kurr nuk u ligshtove me i dekonspiru shoket dhe idealin tend por dole jasht burgut edhe me i fort dhe me madheshtore si patriot revolucionarë. Je arrestu nga UDB-ja e Jugusllavisë dhe asnje njeri nuk shkoj ne burg mbas teje.
Me ne fund e prite luften krah hapur ti dhe e gjith familja e juaj dhe si brenda ashtu dhe jasht vendit.
Me punen tende u transferove ne Oficer i Intelegjences Kombetare qe krijove dosje dhe grumbullim te informative te spijuneve te UDB-se dhe bashkpunetroreve te tyre, ruajtjen e tyre ne koke dhe te diskutuara dhe analizuare edhe me shoke te tjere te Levizjes.
Si pjesemarres i te gjitha organizimeve dhe Levizjeve te kohes, punen ne sherbim te kombit e perfundove me heroizmin e pashembullt qe me 2 Qershor 1998 ne fshatin Carrabreg te Deçanit, se bashku me Besim Ukehaxhaj e nderuat kombin tonë me gjakun e juve duke e gdhendur emrin tend ne Lapidarin e Lirisë.
E ku mund te perfundohet shkresa per Faikun kur kam aq shum per te thene por sot do ta perfundoj me:
“Ia dhurove kombit tonë djersen, pagjumesinë, mundimin, dhe me ne fund gjakun dhe jeten tende”.
Kujtimi dhe respekti me mirenjohjen me te madhe per ju do te jet i perhershem nga i gjith populli i jon patriot!
Veton dhe Agron Binakaj
New York,
24 Qershor 2020