Presidenti Thaçi kujton Rasim Kiçinen dhe Ragip Halilajn
Më 30 maj 1999 ranë heroikisht dy bashkëluftëtarë të shquar në prag të çlirimit të Kosovës: Rasim Kiçina dhe Ragip Halilaj.
Rasimi dhe Ragipi dhanë kontribut të shquar në forcimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke u bërë pjesë e lavdishme e shumë betejave të luftës në vitet 1998, 1999 në Drenicë e më gjerë.
Lavdi e përjetshme heronjve Rasim Kiçina dhe Ragip Halilaj! HTH