Dëshmor të heshtur si Heroi Mustaf Bajraktari-Shkrim nga Eprori i lartë Halil Çadraku
Dëshmorë të heshtur … si Mustaf Bajraktari
( Ju lutem, lexoni deri në fund, e di se është pak gjatë, por, ia vlen)
Kur është fjala për Dëshmorë, gjithmonë mendja na shkon tek ATA, që u vranë në kohen e luftës. Ka disa që ehe pse nuk jan vrarë gjatë luftës, rroli i tyre ishte aq i madh sa e mbërrijnë nivelin e Dëshmorëve.
Sot do të flas për një shok, bashkëveprimtarë, bashkëluftëtarë i cili falë shumë përpjekjeve mbijetojë luftës, por, vdiq me 22 Korrik 2011, emri i tij është Mustafë Bajraktari !
Me 21 janar, një grup shokësh duke shkuar në ndihmë njesiteve të anadrinisë, nga pjesa Lindore në pjesen perendimore, ran në pritë. Ishin katër shokë : Skender Rexhepi, Fitim Duraku, Mustafë Bajraktari dhe Xhavit Elshani.
U nisen me një entuziazëm të madh, duke e ditur rëndësinë e qështjës që po kryenin, u nisen me një zemër të madhe, duke e ditur se po bëjnë gjënë e duhur, në Luften e drejtë për LIRI.
Në të dalë të Fortesës ( Bellacërkes), në drejtim të Drenovcit, hijenat e zeza kishin zënë priten, dh eishin duke pritur.
Përkundër asaj, se në fsh. Fortesë kishim njësitin vëzhgues, ata, fshehurazi kishin arritur që të dalin në kodrat e Fortesës, dhe të kamuflohen duke pritur trimat tanë.
U godit makina me mortajë dore, ( ZOLLA), dhe mori flakë, aty mbeten në vend Skender Rexhepi dhe u plagosen rëndë, Fitim Duraku, Mustafë Bajraktari dhe Xhavit Elshani.
I vetmi, nga këta, gjallë është Xhavit Elshani, kurse Fitim Duraku vdiq tre muaj pas plagosjes, e Mustafa pas 12 viteve.
Meqë sot po shkruaj për Mustafë Bajraktarin, po e vazhdoj kalvarin e tij.
Meqë ishte i plagosur, me një copë dore pas vete, në Mars të vitit 1999, atë, shokët e maskojnë si civil, për t’a dërguar në Shqipëri për shërim. Gjatë rrugëtimit, edhe pse i maskuar, e në, një plumb qorr i armikut, e godet në mesin e disa përsonave, të cilët ishin ngjeshur në traktor, gjatë udhëtimit për në Shqipëri.
Ajo që vetes nuk ja fali, për këtë rast, ishte harresa ime për këtë burrë trim, të cilin nuk e pashë më deri sa erdhi në fund Qershori të 1999, në restoran Sharri, në Prizren. Kur e pashë nga larg, filloj të më kthehet kujtesa për të ecuren e tij, për të qeshuren e tij dhe për përshëndetjen e tij, dhe … filluan të më dalin lotët e gëzimit, që po e shof edhe një herë….
Me tu afruar, e me tu përshëndetur si i ka hije shokëve, mes lotëve, Ai, na tregojë për ecejaket e tija deri në ardhje. Atë që e kujtojë më së miri, ishte dita kur kishte mbërri në Tiranë. Ai duke menduar se të gjithë që kan uniformë jan UÇK, përmes disa djemve të panjohur, por, shpirtmirë, shkon në ,,Shtab të UÇK-së”.
Kur shkon atje, Ai, nga entuziazmi dhe nga gëzimi, bërtet me zë ,,rroftë UÇK-ja, rroftë Hashim Thaqi, rroftë ,,DAJA”… Ata, kishin qëlluar ,,Shtab i FARK-ut” dhe kur e dëgjojnë se si po thërret, ia kthejnë: ta q… nanen UÇK-ja, Daja e Hashimi … Mbetet i stepur nga këto fjalë, dhe kur e kupton se kishte hyrë në folen e FARK-ut, kokëposhtë kishte dalë nga ajo fole qyqesh e korbash, të cilët edhe njeriun e plagosur e tallnin si nuk duhet.
Menjëherë ia gjeta një banesë, ku ai dhe familja e tij mund të strehoheshin deri sa të gjejnë një zgjidhje tjetër. Kalojë një kohë dhe unë u burgosa, në vitin 2001, nuk u takuam deri në vitin 2003, kur u lirova. Pas një kohe, me disa shokë, si Muharrem Dina -MIXHA, Sefedin Krasniqi, Gafurr Elshani, Emrush Xhemajli e shumë tjerë, formuam këshillin e Rrethit të LPK-së, gjetëm zyret për këtë subjekt, dhe punuam shumë, ku, në masë të madhe na ka ndihmuar edhe Albin Kurti, me të cilin organizonim shumë protesta kundër UNMIK-ut, si institucion i devijuar në Kosovë… Mustafa, më shumë rrinte tek zyret e LPK-së se sa në shtëpi të vet, sikurse edhe ne, që e mbanim të gjallë shpirtin rrezistues.
Në vitin 2009, një mëngjes, më cingërron telefoni. Mustafa në telefon, o Fatos, më thanë mjekët se kam kancer në kokë, dhe, nuk dita se ka me shku, thash të takohem pak me ty, dhe të flas , se kam nevojë… I them Peka Gashit, se Mustafa qenka sëmurë nga kanceri në kokë, dhe po vjen tek ne. Ajo fillojë të qajë, e unë, unë shkova në stacion t’a marr Mustafen. Kur erdhëm në banesë, Ai e pa Peka Gashin duke qarë, dhe e pyeti: Çka ke ti se po qan, pse po qanë, s’po qaj unë, e po qanë ti ?! Ne jeten e pasluftës e kemi qilipirë, prandaj, s’dua të ju shof duke qarë fare.
Meqë ishim ngushtë, materialisht, s’dija çka të veproja. E thirra në telefon, mjekun e njohur, Buajr Kastratin, nga Malsia e Vogel, (Radoste) dhe punonte në onkologji në Prishtinë… I tregova për rastin, dhe, ai pa një pa dy, meqë ishte e Shtune, kur e kuptojë seriozitetin e sëmundjes, më tha : Fatos, të hënën, në ora 09, të jeni të Mentor Petrela, dhe Ai, pa kurrfarë pagese do t’a operojë Mustafen në emër timin…
Oooooo, dhimbje! Operacionin e siguruam, por, s’kishim para që harxhimet për një javë t’ia hjeknim Mustafes. E thirri Selim Krasniqin, si Kryetarë i SHVLUÇK për Prizren, dhe ai më thotë se nuk kan asnjë metelik në kasen e Organizates. E thirri Vajdin Berisha si Kryetarë i SHVLUÇK në Rahovec, dhe ai më thotë se kan 300 Euro në fond, dhe mund t’i jap për Mustafen. 300 Euro, për mendimin tim nuk mjaftonin që Mustafa të kalonte operacionin në Tiranë. E thirri Qazim Qeskon, Kryetarë i Komunes së Rahovecit. Ai më tha, se do ti jep 500 Euro për Mustafen, dhe, meqë ia bëmë 800 Euro, u gëzova shumë. Mustafa, më tha se ka dëshirë që unë të isha përcjellës i tij, deri në përfundim, por, unë nuk pranova, sepse, mendoja se , më mirë do të kalonte, po t’a kishte gruan e tij pranë, e cila më mirë se kushdo mund të kujdesej për të, dhe, erdhi koha t’a përcjellim …. Në stacion, duke ia dhënë doren duke qeshur i thashë : Mustafë, ngo këndej, mos gabo me vdekë në operacion, se kur të vish, TË VRAS,..
Pas operacionit, Mustafa jetojë edhe dy vjet, por, në mendjen time mbeti një ushtarë i heshtur, të cilin, vetmohimi e ngriti deri në titullin Dëshmorë ose HERO i heshtur, për mua …
Lavdi shumë heronjëve të heshtur, edhe pse sot shkrova për Mustafen, si AI ka shumë të tjerë !