Jo Amnestisë -Profesoreshë Hanife Salihu
Amnisti, kjo të thuhet nga disa individ me pushtet e papushtet në Kosovë?!
Çfarë amnistie të bëhet?!
Amnisti nga të dyanët, nga cilat anë?!
Të këtë amnesti për kriminelet serb, që bën gjenocid në Kosovë, që kanë vrarë e prerë fëmijë, gra, e të moshuar, që pati dhunime të grave e vajzave, mandej vajzave shtatë (7) vjeçare, që u shkatrua çdo gjë nga shteti Serb, e që ende nuk ndalet së vepruari kundër shtetit të Kosovës.
E të thuhet, amnisti?!
Kur dihet, se ata erdhën në Kosovë e bën krime e gjenocid!
Çfarë amnistie e dyanshme, kur ushtria çlirimtare e Kosovës ka luftuar në mbrojtje të popullit e çlirimin e vendit?!
E dihet, se, populli i Kosovës luftoi në vetëmbrojtje e për mbijetesë!