60 Vjetori i RTSH -së ngjarje e madhe kombëtare

60 VJETORI I RTSH -SË , NGJARJE E MADHE KOMBËTARE

Pas çlirimit të atdheut tonë Shqipërisë dhe rreshtimit mes fitimtarëve në Luftën e Dytë botërore , Kryekomandant Enver Hoxha dhe PPSH i dhanë vetës detyrë mbi detyrat rimëkëmbjen e vendit nga mjerimi anadollak zogollian në një Shqipëri të fortë , moderne të arsimuar e emancipuar në çdo lëmi e segment jete .

Kur u çlirua atdheu ynë i shumëvuajtur , me forca vetanake dhe me gjakun e popullit tonë heroik , vendi ishte i zhytur në prapambeturi e mjerim dhe doli si detyre imediate hapja e Radiove , Universiteteve , Teatrove , shkollave cep me cep atdheut klubeve sportive etj baletit kinematografisë gazetave , revistave etj

Hapja e RTSH këtu e 60 Vite me parë , është ngjarje e përmasave mbarëkombëtare , është ngjarje kolosale si dritare e informimit për shqiptarët në shtetin amë po edhe për ne shqiptarët nën pushtimin gjakatar të kryekrimineleve Tito-Rankoviç-Kardel etj ishte dritare dhe për mërgaten tonë Radio Tirana e lavdishme .

RTSH , ishte frymezimi ynë patriotik kur shihnim Kryekomandant Enver Hoxhen para një ushtri moderne , kur shihnim filma dramë sport kulturë , dokumentarë festivale muzike etj

Ishte Koha e Vlerave , për ne RTSH ishte opium mbarëkombëtar dhe në formimin tonë kombëtar në luftërat e mëvonshme çlirimtare kundër okupatoreve pansllavist .

RTSH , i urojmë të na rrojë sa të ketë diell e henë mbi dhe sa të rrojë Shqipëria jonë e dashur dhe e shtrenjtë .

Erald Selca

Leave a Reply