Ambasadori Nait Hasani uron RTSH në 60 Vjetorin e themelimit
60 vjet TVSH
Ambasada e Republikës së Kosovës në Tiranë, uron Televizionin Shqiptar, në përvjetorin Jubilar, 60 vjet TVSH.
Urime 60 vite TVSH !
Ne Shqiptarët në Kosovë jemi rritur me mallin dhe dashurinë për të shikuar RTSH-në, ashtu siç ka qenë bardh e zi, me të mirat dhe të metat e saj, me mallin e dashurinë për Shqipërinë. Aty ku ka hyrë, TVSH, përmes valëve, me fjalën shqipe në shtëpitë tona në Kosovë, ka ngjallur shpresë, besim dhe dashuri për Shqipërinë.
Propaganda e TVSH përmes lajmeve, filmave, dokumentarëve, koncerteve, intervistave, komenteve, botimeve të librave dhe emisioneve edukative e arsimore ka qenë për ne, atëherë në mbrojtje të qeniesë sonë kombëtare në Kosovë.
TVSH-së i janë dashur vite, punë e palodhshme, sakrificë, mund, vështirësi, i janë dashur punonjës e specialist dhe intelektual të fushave të ndryshëm ndër vite për të arritur pavarësinë mediatike. Sot TVSH është medium i pavarur publik në Shqipëri.
Sakrificë që ja vlenë, sot TVSH është në shërbim të qytetarëve me pavarësinë e saj, krahas medias ndërkombëtare BBC, CNN etj.
Gëzuar TVSH 60 vjetorin !