Analizë interesante nga znj.Myrvete Haxholli
Koheve te fundit shpesh me ka ra me degju qendrimin e njejte nga persona te ndryshem: “Raporti i Dick Martyt e ka demtu imazhin e luftes ne Kosove”.
Une mendoj qe ky qendrim nuk mund te konsiderohet lapsus por tendendence.
Tendence e cila ne realitet e sulmon ne teresi luften e popullit per Liri.
Pa e paragjyku skenarin e Dhomave te Specializuara, kjo qasja e disave ne Kosove se eshte “demtuar dhe do te demtohet imazhi i luftes” nuk me duket as parimore, as profesionale e hiq se hiq atdhetare.
Apo keto tema nuk na qenkan emocionalisht te njejta me lojen Shqiperi-Serbi, atehere qe kem tu ja msy kolektivisht me shku “dej te molla e kuqe”?
Me duket se demin me te madh po ja bojme vetes, duke tentuar te shesim nje komunikim modern ne kembim te nje cmimi fatal hitorik per shtetin tone.
Kur po flitet per: masakrat, te zhdukurit e perdhunimet, ky profesionalizmi i disave qe po e quajne veten “open minded” e ka vetem nje output – barazim te viktimes me agresorin dhe ate nga goja e vet shqiptareve.
Paramendoni, para 20 vitesh ne kete vend eshte intervenuar ushtarakisht nga NATO per te ndale gjenocidin dhe spastrimin etnik te shqiptareve nga aparati shteteror serb.
Serbia asnjehere se ka pranuar se n’Kosove ka pas gjenocid dhe spastrim etnik.
Nderkaq sot, ne viktimat, shqiptaret behemi super mendje hapur dhe profesional, duke promovuar mendimin ndryshe permes barazimit te krimeve.
Kush kend e ka sulmu ne shtepi –
Serbia Kosoven apo Kosova Serbine?!
Raporti i Dick Martyt e ka konfirmu fatkeqesisht vetem nje gje: qe Gjykatat e Kosoves nuk jane mjaftueshem te pergatitura per te trajtuar dosje per krimet e supozuara te luftes, prandaj sot e kemi nje Gjykate Speciale ne Hage, qe paguhet me taksa tona dhe ketu mbaron gjithqka lidhur me “faktet” e Dick Martyt per demtimin e imazhit te luftes ne Kosove.
Dhe e fundit por jo per kah rendesia, mos te harrojme se si e ka titullin raporti i Dick Martyt – “Trajtimet çnjerëzore dhe trafikimin me organe gjate luftes në Kosovë”.
Domethene, “ignoranca” dhe vogelsia ime, me thote se duhet me pas shume me teper kujdes kur ti referohemi ketije raporti.
Shnet!