OVL UÇK -SË KËRKON NDIHMË PËR KATEGORITË E LIRISË
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, kërkon nga Qeveria e Kosovës që veteranët, invalidët e familjarët e dëshmorëve të jenë pjesë e Pakos Emergjente Fiskale
Veteranët, invalidët e familjarët e dëshmorëve kërkojnë të jenë pjesë e Pakos Emergjente Fiskale të ndarë nga Qeveria e Kosovës dhe Ministria e Financave në të cilën janë paraparë disa masa për të ruajtur thellimin e krizës në sektorin e ekonomisë, si pasojë e përhapjes së virusit COVID-19 në vend. Në emer të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, kërkojmë nga Qeveria e Kosovës dhe Ministria e Financave që edhe kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së të përfshihën në pakon e ndihmave financiare si pasojë e përhapjes së virusit COVID-19 në vend. Këto tri kategori; veteranët, invalidët e familjarët e dëshmorëve, janë kategoritë që kanë nevojë më së shumti për ndihma. Janë pjesa më e ndjeshme e shoqërisë por edhe më e varfëra e ranguar në skemat sociale të vendit. Kërkojmë nga Qeveria e Kosovës dhe Ministria e Financave që këto tri kategori shoqërore mos ti anashkalojnë sepse kanë nevojë më së shumti për ndihmën e shoqërisë dhe përkrahjën shtetrore. Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së e ka parasyshë tejngarkesën financiare për të gjitha kategoritë e parapara në këtë pako, por nëse nuk do të përfshihën këto tri kategori të dala nga lufta e UÇK-së në skemat e kësaj pakoje, ndaj këtyre kategorive do të bëhët një padrejtësi e madhe shoqërore, do të anashkalohej një shtresë e shoqërisë që dha shumë dhe bëri shumë për Kosovën. Prandaj jam i bindur, unë dhe Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, se Qeveria e Kosovës dhe Ministria e Financave do ti përfshi kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së në pakon e miratuar për emergjenca fiskale.
Hysni Gucati, Kryetari i OVL-UÇK-së.