N’ shpi Direkt për ty !-Eva Tafa
N’shpi! Direkt për ty!
Tiranê: 28.03.2020??
Çfarë dashurie është kjo ?
Më zbret diellin e qiellin në tokë,
Anës tjetër përdridhesh,
Me të tjera gra…
Çfarë dashurie është kjo ?
Më shkruan,
Nga mëngjesi në mbrëmje,
Si i etur për:
Dashuri…
Pasion…
Epsh…
Anës bjeshkëve,
Matanë detit,
Përmbi re,
Vahdon letra dashurie,
Me të tjera gra…
Çfarë dashurie është kjo ?
Kur unë digjem për ty,
Ti rend si dem i tërbuar,
Me tjetër grua.
Çfarë dashurie është kjo ?
Qesh si i marrë kur plotëson,
Hartën e marrinave tua,
Me të tjera gra…
Çfarë dashurie është kjo ?
A arrin dhe ndjen zjarrin e dashurisë
Të çdo gruaje?
Të asaj gruaje që shpirtin
Ka tjetërkund…
Të asaj gruaje që vetëm fundshpinën ka për ty…
Jo nuk besoj…
A ke mend a ke perëndi?
Je i vetmi që e njeh
Ngjyrën e rruzares sime….
Tani hapi veshët,
Largo dyllin,
Dhe më dëgjo me vëmëndje,
Kur hëna e rrumbullakët të vijë përsëri,
Do të shndërrohem në lakuriq nate,
Dhe atë ditë do të rebelohem,
Nga dashuria,
Me dashuri,
Për ty!
Dhe ti do ta kesh shumë të vështirë
Ta ndalosh kryengritjen timen…
Ndaj mlidhe mëndjen mirë,
Mos merr pe
Kur gjylpanën pa birë e ke!