Kapriçot të dëmshme për kombin -Eva Tafa
Kapriçot në këto ditë nuk janë të mira. Të gjithë kanë nevojë për njeri- tjetrin, sidomos në këtë kohë emergjente dhe te jashtëzakonshme ku Pandemia ka pushtuar botën si oktapod.
A duhet të jemi bashkë?
Po më shumë se asnjehere, duhet të jemi dy duar, një grusht dhe mbi të gjitha duhet të jemi një fjalë dhe një zë!
Amerika është alfa dhe omega! Ne këtë duhet ta ngulisim në mëndje të gjithë. Nuk jemi bukëshkale dhe nuk na zbukuron aspak kur fillojme dhe harrojmë se çfarë bëri Amerika për të gjithë shqiptarët.
Albin, Anton me ju fillon gërma e parë e alfabetit, me ju besojmë se fillojnë ndryshimet e mëdha për begatinë e vendit, me ju bëhet me e bukur e ardhmja, sepse votuesit besuan tek ju.
Tregojeni madhështinë e fjalës, mëndjen e ndritur dhe le të kuptojmë vërtetësinë e qeverisë nëpërmjet fjalës tuaj, që demaskon të gjithë të ligët, imoralët, cmirëzinjtë, dashakeqësit që janë për tkurrjen e Kosovës, por ama zëri juaj duhet të buçasë së bashku në Parlamentin e Kosovës.