Nga Lugu i Baranit Gazmend Syla i reagon Blerim Rekes
Blerim Reka, ideja jote për daljen e Serbisë në det, i ngjan ëndërrave mesjetare serbe, e i ngjan edhe planeve të Grashaninit.
Esat Pasha, pothuajse e realizoi këtë ide, po të mos ishte ndërhyrja austriake.
Sikur një ministër minoritar të bënte deklaratë të tillë, tani më do ishte i shkarkuar.
Por që një njeri intelektual, që i thotë vetes shqiptar, të flas gjëra të tilla që tejkalojnë apetitet serbe, nuk don koment.
Edhe Esati ishte njeri me shkollë.
Ndërsa ti dhe qeveria jote merreni me realizmin e ideve serbomëdha, ne sot me ndezjen e zjarrit në kodër të Vranocit, te vendi ku ranë Fetahu, Muharremi, Ardiani e Islami, (plagë për vdekje mori edhe Salihu ),kujtuam përhapjen e flakëve të lirisë, nga Prekazi, në të gjitha trojet shqiptare. Zjarr që shuajti përgjithmonë ëndërrat e Serbisë së Madhe.