Atdhetari Anton Antoni kujton Kuvendin e Lezhës të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut Babait të Kombit
??Kuvendi i Lezhës Historike??
??????2 mars 1444??????
Sot përkujtojmë Kuvendin e Lezhës, që u mbajt më 2 mars 1444, në Kishës katedrale të Shën Kollit, në qytetin e Lezhës, aty ku sot gjendet dhe memoriali i ??Gjergj Kastrioti??Skënderbeu
Besëlidhja apo Kuvendi i Lezhës, është një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë së popullit shqiptar gjatë periudhës së mesjetës e të tërë historisë kombëtare.
Ishte 2 marsi i vitit 1444, kur heroi i kombit shqiptar, Gjergj Kastriot, menjëherë pas kthimit nga Turqia, për herë të parë në historinë e mesjetës shqiptare mblodhi në një kuvend të gjitha principatat shqiptare, me qëllim përballimin e sulmit otoman. Pikërisht, realizimi i bashkimit të gjithë princave shqiptarë në një kuvend të përbashkët nga ana e Skënderbeut përbën edhe njërën ndër idetë më të mëdha e novatore të tij.
Në Kuvendin e Lezhës u mblodhën principata shqiptare nga veriu deri në jug, ku më të rëndësishmet ishin Arianitasit, Dukagjinasit, Balshajt dhe Topiat, ndërsa nga pikëpamja ballkanike në të mori pjesë dhe princi i Malit të Zi. Kuvendi Lezhës vendosi komandant të përgjithshëm të Lidhjes Skënderbeun, duke njohur autoritetin e tij politik dhe ushtarak. Që prej këtij bashkimi udhëheqësi legjendar rriti rezistencën e ushtrisë së tij dhe drejtoi luftën për 25 vjet me radhë kundër pushtimit otoman.