Nënkolonel Astrit Huskaj -Qerim Këlmendi figurë e lavdishme Kombëtare
Vrasja terroriste e njërit nga themeluesit e UÇK -së të madhit Qerim Kelmendi sot 21 vite pas lufte na shokoj mbarë kombin dhe mërgaten tonë .
Kisha fatin dhe nderin të punojmë sëbashku për liri , e çlirim në UÇK kunder bishave serbomedha , ishte fjalëpak e njeri i veprimeve konkrete dhe kontributi i tij e familjes ishte determinant në ceshtjen kombëtare .
Si Kryetar i Veteranëve të UÇK -së për SHBA , shprehim indinjaten tonë dhe kërkojme zbardhjen e rastit dhe zbardhjen e vrasjeve të qindra luftëtareve të UÇK pas luftes sonë heroike e të drejtë .
Ngushëlloj familjen e shoket e istikameve , dhe zotohemi për drejtesi e ndëshkimit të tradhtisë nga ana shtetit tonë i cili u ndërtua me gjak e sakrificë sublime.
Qerimi , ishte halë ne sy për armiqet e brendshem e jashtem jetoj me nder sa ishte në mesin tonë , vepra tij do rrojë përjetë sa malet e atdheut Shqipërisë.
Lotet me rrjedhin në sy , e zemra më është thyer po ne gjallë jemi !