GJON FAZLI BERISHA EMËR I LAVDISHËM I KOMBIT
GJON FAZLI BERISHA (RRACI)
120 Vjetori i lindjes,
dhe 44 vjetori I vdekjes.
Lindi 01.02.1900 ne Gllogjan
te lugut te Baranit
Nga burimet e hershme dhe gojëdhënat e pleqve ma me zë të njohur ne lugun e Baranit, lirisht mund të konstatojmë dhe japim opinion të qëndrueshëm se familja e Gjon Fazli Berisha, ishte, është dhe mbetet një simbol me vlera për mbarë trevën e lugut te Baranit dhe Dukagjinit, përfshirë në rrafshin familjar, miqësor në atë human kombëtar dhe njerëzor. Oda e Kryeplakut te fshatit Gllogjan ishte kthyear jo vetem ne buajrine e madhe shqiptare por edhe ne pritje te luftetarve te lirise, dhe te Kryetrimit te Dugagjinit NDUE PERLLESHIT, Oda e Gjon Fazlis për kohën ka qenë gjithemone derë mikpritëse e bujare për miqtë, farefisin dhe dashamirët si dhe të çetave tona çlirimtare, kombëtare nacionaliste shqiptare duke vequar kontributin te cilen e dha familja e Gjon Fazlis e cila dha mbështetje në ushqim, armë e logjistik Kështu që kontributi i familjes se Gjon Fazlis përherë reflektoi me një pozitivistet të shkëlqyer e të jashtëzakonshëm, i frytshëm në tē gjitha sferat e përgjithshme kombëtare, fetare e njerëzore.
Andaj sot, më 01 shkurt , kujtojmë lindjen e patriotit te madhe te Kombit Shqiptare
(01.02.1900)-(02.04.1976)
ai I cili ishte një nder figurat e ndritura të patriotizmit ne Lugun e Baranit, njëkohësisht ishte njeriu që u bë simbol dhe u terrorizua barbarisht në kazamatet mesjetare famëkeq
nga sllavo komunistet serbo jugosllave – ne Peje,
se bashku me patriotin e Shqiptar nga Gllogjani HASAN KOCI nga kjo familje e madhe Shqiptare me tradita dhe me zë te njohur ne rrafshin e Dugagjinit e me gjere te cilet ishin mbështetës te njësive të “Ballit Kombëtar” që drejtohej nga komandanti, Nue Përlleshi e bashkëpunëtorët e tij, prof. Ymer Berisha Marie Shllaku, Shaban Dema, Nrecë Nikolla etj ) Keta dy burra Shqiptar Gjon Fazlia e Hasan Koci ishin figurat e para te ndritura emblematike nga Gllogjani I Lugut të Baranit. Gjon Fazlia rrjedh nga një familje tipike atdhetare e fetare, më tradita të lashta kombëtare e njerëzore, Gjon Fazlia ishte kryefamiljar I familjes tone te perbashket dhe kulla e vjeter ka qene ne trollin e Matosh Miftarit kur Gjon Fazlia u rendit ne perkrahjen dhe ndimen e trimit Ndue Perlleshi ushtria serbo-malazeze e rrethoi fshatin dhe kullen e Gjon Fazlis e lidhen per trapazani, e malltretun deri ne humbjen e vetdijes duke e shar e pushnu duke i thene ku eshte Ndue Perlleshi met shpetu, duke e burgosur e presekutu, te njejten ngjarje e perjetoj edhe Hasan Koci nga Gllogjani ku kta dy I derguan dhe I denuan ne burgun e Sheremetit ne Peje, ne kete burg famkeq jan vrar e pushkatur shum Shqiptar nje nder ta ështe edhe bashkvendasi nga Gllogjani
Prekë Velaj.
Gjonin pas kesaj ngjarje dhe kthimit nga burgu vllaznia e Gjonit e ndajn Gjonin nga familja dhe i thojn ti don me na fik duke luftu kunder shtetit dhe pushtetit te atehershem okupus!
Gjon Fazlia kishte 5 djem te vegjel, dhe ishin shumë te varfer,
vllaznia e tij ishte tash shpi e madhe me 200 dele e 30 lope, e ndane padrejtesisht Gjonin dhe I dhane vetem 1 lope, për ta nënqmuar dhe larguar nga vendlindja e tina dhe I thane merre ti kullen se neve nuk na duhet kulla se kemi pasuri boll!duhet falenderuar për jete e motë familjen e dy vllazërve Pren dhe Pashk Ukshinit qe e ndimuan ne ndertimin dhe bartjen e kulles se Gjonit pas padrejtesive te jashtzakonshme qe vllaznia i bene Gjonit vlen te theksohet dhe edhe sot te falenderohen miqet e respektum për ndihmen familja e Ali Ukes nga Kosuriqi dhe
Ndue Bajramit nga Nepolja.
Gjon Fazlia prap filloj te veproj dhe te punoj për çeshtje Kombtare, Duke e respektu pleqet e asaj kohe e qe ta rizgjedhin prap kryeplak te kesaj rrethine, sepse Gjoni ishte Burr dhe trim, e i menqur dhe shumë bujar,
Gjon Fazlia, Hasan Koci, Ndue Delia, Hajdar Pali, Uke Gjoni, Hyse Ademi, Mehmet Desku me pleqet e asaj kohe e organizojne qe mësimet e para te fillojn në Mësonjëtoren e në Gjuhën Shqipe, në Kishen e Shën Ndut ne Gllogjan te prirur nga Martiri i Kombit Shqiptar
Ate Luigj Palaj.
Gjon Fazlia dhe Hasan Koci ndihmuan çeten e Nue Perlleshit në trevën e Lugut të Baranit e rreth saj si dhe u vunë nën mbrojtjen e fshatrave të Lugut te Baranit duke luftuar kundrejt çetnikëve serbosllav.
Keto shenime dhe argumente te sakta i gjeni në librin e botuar
nga Mr. Jetish Kadishani vepra
NDUE PEËRLLESHI
TRIMI I DUGAGJINIT,
lexo faqe 130, fq. 250, dhe fq. 251, Prishtine 2009
Veprat e tyre do të mbeten përjetësisht ne kujtesën e këtij populli, për punën dhe sakrificën e tyre për lirinë dhe atdhedashurinë e tyre të flaktë arbërore
për bashkimin kombëtar.
Ndaj së fundi përmes këtij përkujtimi te lindjes së Gjonit, po e themi me plotë përgjegjësi se të gjithë ata qe kontribuan për Atdhe janë meritorët për ekzistencën dhe lirinë tonë.
Ata janë themeli i së drejtës dhe lirisë sonë nder shekuj.
Gjyshi im do te përkujtoj për jetë e motë.
Krenar me ty brez pas brezi,
LAVDI jetës dhe veprës së Trimave te Liris kështu shkruan në profilin e tij veprimtari i njohur Anton Antoni