VASIL SHANTO -HERO I POPULLIT SHQIPTAR
VASIL SHANTO HERO I POPULLIT SHQIPTAR
Vasil Shantoja bënte pjesë në celulën e parë që ngritën në Tiranë militantët e shquar Ali Kelmendi dhe Asim Vokshi.
Në vitin 1937 në Shkodër e Tiranë u formuan Komitetet Qarkore. Vasil Shanto u zgjodh sekretar i degës së Tiranës. Në kryesinë e kësaj dege bënte pjesë edhe Qemal Stafa. Me punën e Vasilit u ngrit e filloi të punojë në Shkodër baza e teknikës së GKSH. Në fund të dhjetorit 1938, qeveria e Zogut arrestoi shumicën e anëtarëve të GKSH, ndër ta edhe Vasil Shanton. Në shkurt të vitit 1939 u organizua gjyqi ku 56 të pandehur akuzoheshin së donin të rrëzonin regjimin. Aty spikati qëndrimi burrëror i Vasilit dhe i Qemalit. Në këtë gjyq Vasili mori dënimin më të rëndë, 10 vjet burgim[]. Në prill të vitit 1939, nga burgu, në një fshat të Beratit, ai bashkë me të burgosurit e tjerë politikë, u kërkonin autoriteteve qeveritare të shkonin në front për të mbrojtur atdheun pasi Italia fashiste kishte sulmuar Shqipërinë. Të burgosurit shpërthyen burgun dhe u arratisën në drejtime të ndryshme për t’i shpëtuar ndjekjeve të armikut. Gjendja e rëndë që u krijua pas pushtimit fashist të vendit e vuri Vasilin me shokët e tij përpara detyrash të reja. Duke qenë të dy bashkë në krye të GKSH për degën e Tiranës, Vasil Shanto e Qemal Stafa nisën të organizojnë qëndresën kundër pushtimit fashist. Vasili bie në sy për propagandë antifashiste. Në tetor të vitit 1940, kur kërkohet për t’u arrestuar për herë të tretë, Vasili hidhet në ilegalitet dhe i maskuar në mënyra të ndryshme, vazhdoi veprimtarinë revolucionare dhe antifashiste, duke u treguar një mjeshtër i vërtetë i punës në ilegalitet. Vasil Shanto u vra më 1 shkurt të vitit 1944 në fshatin Vrakë në Shkodër pas një përpjekjeje me forcat e xhandarmërisë gestapos .
Vasil Shanto ishte mjaft i vleresuar nga vet shoku ENVER HOXHA njeshi i kombit dhe Shefi i LNÇL ku kishin bashkëpunim vëllazeror tejet të shkëlqyer në drejtimin e luftes dhe Frontit Çlirimtar .
Komiteti Qëndror i PKSH e shpalli Hero të Popullit Vasil Shanton e pavdekshëm këtë kolos të shqiptarizmes .
I perjetshem qofte kujtimi , Lavdi birit tone