Gjon Bruçi me Komunistët dhe popullin nderojnë Vasil Shanton

1944 – 1 SHKURT – 2020
76 VJETORI I RËNIES SË HEROIT TË POPULLIT
VASIL SHANTO

Më 1 Shkurt 2020, në Vrakë të Malësisë së Madhe, u përkujtua 76 vjetori i rënies së Heroit të Popullit VASIL SHANTO. Në ceremoninë e organizuar me këtë rast, morën pjesë Veteranë e pasardhës të veteranëve, pjesëtarë e të afërm të Familjeve të Dëshmorëve, përfaqësues të Shoqatave Ushtarake të Qarkut Shkodër, nxënës e mësues të Shkollave të Mesmë të Vrakës dhe Gruemirës, si dhe qytetarë nga Shkodra dhe Malësia e Madhe.
Pas vendosjes sw kurorave pranë monumentit të Vasil Shantos, ceremoninë e rastit e hapi Kryetari i Organizatës së Familjeve të Dëshmorëve të Malësisë së Madhe zoti Mark Luli, i cili, pasi bëri një përmbledhje të shkurtër të jetës dhe aktivitetit revolucionar të Heroit të Popullit Vasil Shanto, ua dha fjalën përfaqësuesve të organizatave dhe organeve të pushtetit vendor të Shkodrës dhe Malësisë së madhe. Përshëndetën Nenprefektja dhe Nënkryetari i Bashkisë së Malësisë së Madhe; Kryetari i Këshillit të Qarkut dhe Nënkryetarja e familjeve të Dëshmorëve të Shkodrës; si dhe përfaqësuesi i Aleancës së Ushtarakëve të Shqipërisë për Qarkun e Shkodrës. Të gjithë referuesit, treguan momente të jetës dhe veprës heroike te Heroit të Popullit Vasil Shanto, dhe përcollën për brezin e ri, mesazhin e Heronjëve dhe Dëshmorëve të LANÇ.
Në mbyllje të ceremonisë, nxënësit e Shkollave të Mesme të Vrakës dhe të Gruemirës, dhanë për të pranishmit një koncert të bukur artistik, ku dominonin recitime dhe këngë kushtuar Heronjëve dhe Dëshmorëve të LANÇ.

Leave a Reply