Deputeti Gazmend Syla kujton Heroin Ahmet Kaçikun
21 vite më parë në mbrojtje të popullatës civile në Reçak, nga 15 deri 19 janar 1999,ranë heroikisht Dëshmorët: Ali Beqa, Ismail Luma, Mehmet Mustafa Shaqir Berisha, Kadri Syla, Enver Rashiti, Skënder Çarri, Nazim Kokallari, Sadik Mujota, Lutfi Bilalli, Sadik Osmani, Nexhat Ramadani e Ragip Bajrami.
Karavanit të tyre iu bashkua dhe komandanti i Brigadës, Ahmet Kaçiku nga Bitia e Shtërpces, një vigan që u kthye nga mërgimi në mbrojtje të Atdheut.
Brigada 162, me krenari mbajti dhe nderoi emrin e tij me beteja deri në ditën e Çlirimit.
Lavdi!