Opinion nga Xhabir Hamiti
“Xhamia e jote eshte edhe xhamia ime”
“Kisha e jote eshte edhe kisha ime”
Kjo ishte motoja e rilindaseve shqiptare te cilet u bashkuan per vendin dhe kombin shqiptar, pa dallim perkatesie fetare.
Religion, Shteti dhe Siguria
Tiranë, 18.11.2019
FJALA IME NE CILESINE E REFERUESIT NE KONFERENCEN NDERKOMBETARE E CILA U ZHVILLUA SOT NE TIRANE
Zoti, në kuptimin e Krijuesit absolut, nuk është dhe as që ka qenë ndonjëherë problem i njerëzimit, por janë vet njerëzit dhe shoqëritë, të cilat kohë pas kohe, për veprimet e tyre kundër të tjerëve janë thirrur dhe thirren në emër të Tij. Ndryshe, veprimet ose aktet religjioze të njerëzve nuk janë domosdoshmërisht dhe gjithmonë vet Zoti në të cilin ata besojmë.
Instrumentalizimi i bindjeve fetare për luftimin dhe pushtimin e të tjetrit, përgjatë gjithë historisë së kaluar dhe të sotmes, shumëherë ka ditur të jetë me përmasa shkatërruese dhe gjenocidiale, qoftë për vet kultivuesit, por edhe për të tjerët të cilët nuk i janë nënshtruar urdhrave të tyre.
Formula e re dhe e vjetër ndarëse “Ne dhe të Tjerët”, ende është një vijë paragjykuese dhe diferencuare mes popujve, e cila fatkeqësisht jo që është shuar, por është aktivizuar sikur kurrë më parë, duke përfshirë këtu sot edhe shoqëritë e avancuara dhe demokratike të botës perëndimore.
Kjo frazë paragjykuese, sikur bënë që të harrohet se krijesa njerëzore mbi sipërfaqen e tokës e quajtur njeri, edhe pse është e ndarë në kombe dhe etni të ndryshme anakondë botës, megjithatë ajo mbi 99.9% i ka elementet e njëjta formuese dhe ndërtuese të fizikut të saj.
Ky përbërje e identike biologjike e kreatores njeri, si një qenie humane që është kudo, pa dallim race, gjinie, etnie dhe përkatësie religjioze, e ka vetëm një emër të përbashkët atë: “ Njeri”.
Gjaku i çdo njeriu është gjak, i cili sipas llojit të tij në rast nevoje, për të shpëtuar jetën e tjetrit mund të përdoret nga njeriu fetar, jo fetar, nga njeriu me ngjyrë të bardh, të zezë, të verdh, të kuqe etj.etj.
Si rrjedhojë, nga ajo që u tha më lartë, kushdo që mund të jetë ai; individ, grup apo shoqëri, e cila merr lirinë veprimit që në emër të Zotit, të kultivoj dhe shkaktoj urrejtje kundër tjetrit, vetëm pse dikush nuk ndanë të njëjtën bindje fetare dhe përkatësi etnike, duke nëpërkëmbur dhe ushtruar dhunë e luftë ndaj tij, konsiderohet si një veprim i cili drejtpërdrejtë bie në kundërshtim me vet Zotin, të cilit i beson dhe mbi të cilin thirret.
Në anën tjetër, se sa është i rëndësishëm besimi fetar për individin dhe shoqërinë na tregon edhe kronologjia historike, e cila që nga lashtësia ka arritur të përcjell dhe regjistrojë raportin e njeriut me religjionin, dhe e cila na thotë se, ndjenja e besimit në fuqi supreme të quajtur Zot, në forma dhe mënyra të ndryshme ka qenë gjithmonë shoqëruese dhe bashkudhëtuese me njeriun. Kjo ndjenjë religjioze e hershme e njeriut është aktive edhe sot, me fjalë tjera është e gjallë dhe po vazhdon që të kultivohet kudo, ku më shumë e ku më pakë.
E në lidhje rëndësinë që ka religjioni Volter thoshte “Nëse Perëndia nuk do të ekzistonte, do të ishte e nevojshme ta shpiknim atë!”
Prandaj, marr parasysh faktet e lartpërmendura sot është tepër qenësore që çdo komuniteti fetar të ketë parasysh se kush është do të jetë i nominuari i tij, ose kush duhet të nominohet dhe inaugurohet si prijës shpirtëror. Në të kundërtën, do të ishte shumë e dëmshme në rast se një komunitet cakton një prijës shpirtëror të vet, i cili nuk është i vetëdijshëm dhe i ndërgjegjshëm për rolin që ka, për dijen që duhet ta ketë mbi thellësinë dhe filozofinë e natyrës së diversiteteve tek njerëzit, si dhe për respektimin e lirisë së çdo njeriut për të besuar atë që ai e ndien në brendësinë e vet shpirtërore.
Asnjë kulturë nuk mund të jetojë dhe mbijetoj gjatë nëse tenton të jetë ekskluzive.
Fatkeqësisht, të drejtat dhe konventat ndërkombëtare të hartuara e të vendosura nga qarqe dhe nivele të larta vendimmarrëse ndërkombëtare, të cilat parashohin dhe normëzojnë të drejtat dhe liritë fetare, as sot nuk po mund t`i pengojnë dhe ndalin shumë shoqëri, as nga dhuna dhe as nga vrasja masive e mira e mira njerëzve të pafajshëm në pjesë të ndryshme të botë.
Fatkeqësisht, dhuna dhe vrasja në emër të konfesionit të caktuar fetar e ushtruar kundër një konfesioni të caktuar fetar do të vazhdojë, përderisa njerëzimi të kuptojë se, luftimi i tjetrit në emër të Zotit është një luftë kundër vet Zotit !.
Popujt e Evropës Juglindore janë shoqëri me shumë etnitete, kultura dhe besime religjioze. Në shumicë ato i takojmë tri komuniteteve fetare monoteiste; atij hebraik në numër të vogël, mazhorancës të krishtere e cila përfaqësohet nga kisha katolike dhe protestante perëndimore dhe nga kisha ortodokse lindore, si dhe komunitetit i besimit Islam i cili është i shtrirë në mesin e një pjese të madhe të shqiptarëve, boshnjakëve, turqve, pomakëve, goranëve, ashkalinjëve si dhe pakicave tjera.
Në të kaluarën e largët, por edhe atë të afërt historike, religjioni në mesin e popujve të Ballkanit- Evropës Juglindore ka qenë element dhe instrument i rëndësishëm përmes së cilit shumë sundues të ndryshëm janë frymëzuar për shkaktimin dhe nxitjen edhe të luftërave të përgjakshme.
Pas rënies së sistemit komunist në vitin 1990, shoqëritë ballkanike pa dallim elementin religjioz e kanë ngjallur si asnjëherë më parë.
Gjatë tri dekadave të kaluara, komunitetet më të mëdha fetare të vendeve postkomuniste në Evropën Juglindore, duke qenë të përkrahura edhe nga mbështetësit e qendrave fetare botërore jashtë territorit të tyre, nga qytetari neutral janë parë me syrin e garës dhe konkurrencës, që ato kanë bërë për të shfaqur dominimin dhe ekskluzivitetin e tyre.
Ky veprim, ka treguar dhe tregon qartë se, përpjekja e qendrave fetare kryesore në botë, si dhe intenca për të shtrirë ndikimin e tyre në Evropën Juglindore nuk është shuar as sot, perkundrazi eshte rritur. E kjo ne esence nuk do të duhej të shihej si diçka e keqe, përderisa në këtë fenomen nuk vërehen intenca që përmes elementit të caktuar religjioz të synohet destabiliteti politik.
Gjendja politike jo stabile e një vendi apo rajoni, ekonomia e dobët, mos funksionimi i duhur i sistemit demokratik, sistemi fragil i drejtësisë, korrupsioni i lartë, oligarkia si dhe devijime tjera morale dhe sociale, si kudo krijojnë hapësirë të duhur dhe të mjaftueshme për depërtimin e elementeve turbulluese të jashtme politike, të kamufluara nën petkun religjionit, dhe prandaj, pikërisht ky është rreziku më i drejtpërdrejtë i keqpërdorimit të religjionit për lëndimin, dëmtimin dhe luftimin e tjetrit.
Ne besojmë se vetëm përmes zhvillimit dhe aplikimit të vlerave demokratike, respektimit e të drejtave dhe lirive të njeriut, lirisë së shprehjes dhe besimit, mund të arrihet deri tek ngritja e vetëdijes së qytetarit, për çfarë ne duhet të angazhohemi që të gjithë dhe pa dallim.
Keni kujdese nga turbullira, fitneja, sepse kur ajo ndodhe nuk i perfshine vetem shkaktaret,( por edhe ta te cilet heshten)!
(Kuran)