Poezi për Asim Vokshin nga Isa Ferizaj
ISA FERIZAJ
“HEROIT TË POPULLIT”, ASIM VOKSHI!
Në këtë vend, absurdi është ‘Zot’;
Ç‘thuhet këtu, s’thuhet kund në botë!
Heronjtë e lavdisë, duan t’i rrëzojnë;
E, Mëmëdhenë e mjerë, ta përdhunojnë!
Heronjtë e lavdisë, nderi krenaria;
Me gjakun e tyre, skuqur Shqipëria.
Sa herë u rrëzuam, ata ne na ngriten;
Dhe të vdekur ata, tradhtia ua ka frikën!
I tmerron madhështia, nderi, pavdekësia;
Ata shqipe malesh, gjol, gjiriz, ligësia!
Të shpuarit legenë, ndotin ngado vendin;
Me ç’kujtohen ata, edhe kalin e çmendin!
Nuk shkërmoqen viganët, se don ligësia;
Rron shekujsh ideali, s’venitet shqiptaria!
Kundërmon kalbësirë kjo kohë kapitali;
Yje bijtë e lavdisë, rrinë mbi kreshta mali!
Shkruhet historia, me gjak e jetë trimash;
Rron lavdi e kombit, në zjarr vetetimash!
Nuk rrëzohen yjet, ata diej në Galaktikë;
Kohërash heronjtë, rrojnë t’na bëjnë dritë!
Rron e do të rrojë, ideali dhe Qemali;
Se e deshi Shqipëria, ai jetën ia fali.
Rron Asim Vokshi, ‘Heroi i Europës’
S’e rrëzojnë atë, plehrat e gjithë botës!
Lëvrin gjak i Tij, në t’Atdheut damar;
Përjetësisht Kombi, me Asimin krenar!
Rritet emri i heroit, ndër breza rinor;
Atë kurrë s’e rrëzon, krim as horror!
As fashizmi, tradhtia, ballaz s’i qendron;
Ai në zemer t’Kombit, Atdheun e larton.
Rrënjëngulur tek Kombi, ‘Heroi i Europës’
Ylli i shqiptarisë, n’diellsinë e Botës!
Tiranë, më, 27. 09.2019.