Fronti Popullor kujton Heronjët e Vigut

75 vjet më parë

   Lavdi Heronjve te 
             Vigut!


Sot 75 vjet më parë, më 21 gusht 1944, në Vig të Mirdites njësiti partizan prej 5 trimash komunistë ilegalë : Ndoc Deda, Ndoc Mazi, Naim Gjylbegu, Ahmet Haxhia dhe Hydajet Lezha u gjenden të rrethuar befas e në pabesi prej mbi 300 tradhtarësh të reaksionit të zi të maleve! Që t’u dorëzoheshin urisë e etjes, tradhtarët i mbajtën bijtë e popullit, rrethuar në zheg të gushtit, pa buke e pa ujë! Po 5 trimat partizanë e kishin ndarë mendjen me dekë e mos me e thye besën dhënë Partisë Komuniste e Komandantit. Bijtë e thjesht të Atdheut i përbuzën edhe thirrjet, edhe premtimet e krerëve të reaksionit për t’u dorëzuar në shkëmbim të jetës. Po djemtë e Kurbinit të Krujës, të Lezhës e të Shkodrës e “dhanë jetën si me le” nën qiell ” te “Zotit” dhe në zheg të gushtit! Të pestë e me besa-besë, bijtë e shqipes luftuan, deri sa u vranë të gjithë, kapur dorë për dorë, duke mbajtur lart flamurin e LANÇ-it.
Dhe në çastin e fundit të jetës, djemtë e nënave krenare, gjetën forcë t’i shkruanin letër Komitetit Qarkor të Partisë të Shkodrës për t’i shprehur besimin e patundur në fitoren që po vinte mbi nazifashizmin e mbi tradhtarët e vendit!
Heroizmi, trimëria e sakrifica e partizanëve të Vigut jehoi e madhe në malësitë e Veriut e në Shqipëri, ndikoi fuqishëm për demaskimin e parisë e të klerit reaksionar, vënë në shërbim të pushtuesve të huaj!
Lavdi Heronjve te Vigut!
Lavdi 28 mijë dëshmorëve dhe heronjve të Atdheut!

Komandant Enver Hoxha ju ndertoi lapidare e monumente lavdie te cilat borgjezia dhe demonkracia i përdhosen

Leave a Reply