Poezi nga Dritero Agolli
Të vërteta të fshehura
Kur era takohet me natën,
Zbret ujku nga mali për gjah ;
Ti mbylle me rreze kanatën
Dhe shtrihu me kokën në krah .
Unë ujkut te vatha e dhenve,
Një grackë dinake i ngreh;
Ti zgjohu nga lajmet e qenve
Dhe pyey për mua:” Ku je?”
Në çast më kujto të gjakosur
Nga dhëmbët e ujkut të zi
Dhe ndofta ashtu sakatosur
Te porta më prit kur të vij…
Kjo vjershë i fsheh të vërtetat,
Nga ujku yt shoq s’u përgjak!
Atë e gjakosën gazetat
Me ujqit e tyre përqark.
Kur era takohet me natën,
Nga mali zbret ujku për gjah…
Kështu do ta mbyllja baladën,
Po ujk i gazetës s’më la.
1993 Dritero Agolli