Opinion nga Reshat Nurboja , për shokun e burgjeve Qaush Selcen
PËR SE GJALLI: PORTRETI I NJË ISH TË BURGOSURI POLITIK – QAUSH SELCA…!
Qaush Selcen nuk e kam njohur mëparë…Emrin e tij përherë të parë e kam degjuar në burgun e Dubravës gjatë periudhës kohore para ndodhjës së Masakrës në këtë burg….Ishte i burgosur në pavionin C, pavionin e izolimit ku isha edhe unë në përdhese të këtij burgu vetë i katërti…. Qaushi ishte i burgosur poashtu në përdhese të atij pavijoni por në krahun tjetër ku ishin vetmitë, gjegjësisht dhomat me një të burgosur….Në burgun e Dubravës – pavijonin C, pothuaj të gjithë të burgosurit shqiptarë janë rrahur pamëshirshëm por ata të krahut të vetmive janë rrahur shumë më shumë se të tjerët, e në ketë drejtim mendoj e vlerësoj se më se shumti është rrahur Qaush Selca, të cilin nuk ka patur ditë e ndonjëherë nga dy tre herë brenda dites e edhe në orët e vona të pasmesnatës, që gardianët serb e ndonjëherë edhe me ndonjë paramilitar apo rezervist serb që nuk vinin të rrahnin të burgosurit shqiptarë në vecanti ata të vendosur në perdhesen e pavijonit C në burgun e Dubraves…..Asnjë ditë apo natë nuk ka kaluar që Qaushin e dy tre të burgosur tjerë nga vetmitë nuk e kanë nxjerr jashtë nga qelitë në korridor dhe nuk i kanë rrahur me dhjetra minuta, deri në alivanosje….Emri i Qaushit në dallim nga emrat e të burgosurëve tjerë më ka mbetur në mendje e kujtesë pasi që kur hapej dera e ndonjë të burgosuri mbretronte një qetësi më e zymtë e më e frikshme se në varr…Degjoheshin vetëm hapat e gardianëve gjakpirës serb dhe tingullima e çelsave te qelive që pasqyronte hapjen e derës të dhomës së caktuar e përcjellur me zerat, britmat e gardianëve serb dhe atyre që ishin me ta….Kur fillonte hapja e dhomave të burgosurëve të gjithë i veshnim nga dy tre palë pantollona, xhempera dhe pritnim kush e kishte rradhën të nxjerret jashtë nga dhomat dhe të i nënshtrohet rrahjës dhe torturave më të tmershme psikike…
Qaushin e shanin, e kercnonin dhe e pyetnin se si nga polici që ishte dikur ia ka kthy shpinden dhe pushkën Jugosllavisë e Serbisë dhe i eshtë bashkangjitur si komandant terroristëve mendonin në UÇK….Fillonin me provokime cinike të cilat pasonin me rrahje barbare….U degjonte vetëm zhurma e “pendrekave”, shkelmave, grushtave dhe britma nën zë e Qaushit për një kohë jo të shkurtë dhe pas disa minutave u rikthejke ajo qetësia e varrit, se degjohej terheqja zvarr e Qaushit, sigurisht pa ndjenja dhe mbyllja e deres së qelisë se tij….Në ato rrethana në dhomat tjera mbretronte një heshtjeje e zymtë, ishte e pashmangshme frika apo ndjenja tek ne të burgosurit tjerë se cila dhomë do të hapet dhe cili nga të burgosurëve shqiptarë do ta ketë “fatin” e një tretmani të tillë shtazarak serb me rrahje, detyrim të këndimit të këngëve çetnike serbe siq ishte p.sh. Ko to kazhe ko to llazhe da je srbija malla e të tilla…
….Qaush Selca kishte “probleme” edhe me disa të burgosur që mendonin se patriotizmi kombëtar është patent dhe e drejtë vetëm e tyre dhe ai duhet konceptuar e trajtur siq thojnë e mendojnë ATA…Në jo pak raste kur flisnin jo mirë për Ibrahim Rugovën, Qaush Selca nuk mundte të heshte e të mos i kundershtonte me ngulm e shpirtëisht konstatimet e tilla duke folur në superlativ për Ibrahim Rugoven…Konfrontimet e tilla perfundonin me kecnimet drejtuar Qaushit se do ta sheh Ai kur leshohet nga burgu…Në Merdare do ta presin shokët e atyre patriotëve e do ta shohin a do të ketë guxim ta madheshtoij ashtu Ibrahim Rugoven sikurse këtu në burgun e Mitrovices së Sremit, dhoma numer 3….! Qaush Selca vetëm buzëqeshte dhe vazhdonte ta adhuronte e fliste me përkushtim e besim të pa lëkundur për Ibrahim Rugovën dhe LDK-në… Kuptohet po flas për vitet e 90-ta të shekullit të kaluar… Bash më kishte interesuar mendimi dhe vlerësimi Qaush Selces per Kuvendin e sotëm zgjedhor të LDK-së….!
Respekt dhe nderim për së gjalli Qaush Selcës për qendrim burrëror dhe njerëzor në burgjet e Serbisë gjatë vitit 1999…!
Reshat Nurboja
Pëjë, 03 Gusht 2019